16 Aug 2025, Sat

BE forcon monopolin e Google me aplikacionin e verifikimit të moshës …

Nga Redaksia:

Në fund të qershorit, Bashkimi Europian nisi një projekt pilot në pesë vende anëtare (Danimarkë, Francë, Greqi, Itali dhe Spanjë) për të testuar një aplikacion të ri për verifikimin e moshës, me arsyetimin se synon të mbrojë fëmijët në internet.

Aplikacioni është i bazuar tek Portofoli Digjital i Identitetit Europian dhe paraqitet si i hapur dhe i sigurt. Por sipas ekspertëve të Take Back Our Tech (TBOT), ai është më pak i sigurt se opsionet ekzistuese dhe mbi të gjitha funksionon vetëm në telefona të certifikuar nga Google dhe Apple, duke imponuar përdorimin e llogarive të këtyre korporatave.

Kjo do të thotë se përdoruesit në BE që kanë çaktivizuar Google nga pajisjet e tyre ose përdorin sisteme operative alternative si GrapheneOS nuk do të kenë mundësi të përdorin aplikacionin. Në praktikë, BE po përforcon monopolin e Google, duke shkelur parimet e shpallura të privatësisë.

Eksperti Daniel Micay theksoi se ekziston një opsion më i sigurt përmes API-së së harduerit Android, i cili nuk kërkon komunikim me serverët e Google dhe garanton integritetin e sistemit dhe sigurinë e pajisjes. Megjithatë, Komisioni Europian e ka anashkaluar këtë alternativë, duke zgjedhur zgjidhjen që lidhet direkt me Google.

Kritikët e quajnë këtë hap si një tjetër dorëzim i BE-së ndaj korporatave të mëdha teknologjike, ku siguria dhe privatësia e qytetarëve vendosen pas interesave të monopoleve globale. / The Expose

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *