9 Aug 2025, Sat

Alarm në Tiranë – Policia ndërpret sinjalin e News24, pengon gazetarët të hyjnë në punë …(Video)

Nga Redaksia:

Gazetari Igli Çelmeta ka ngritur alarmin këtë mëngjes për një ngjarje të rëndë që ka tronditur median shqiptare.
Sipas statusit të tij në Facebook, Policia e Shtetit ka rrethuar godinën e televizionit News24, duke ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit.

Çelmeta raporton se punonjësit e televizionit janë penguar të hyjnë në vendet e tyre të punës, ndërsa qytetarët janë privuar nga kanali më i madh dhe më i besueshëm informativ në vend.

“Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtës kushtetuese për informim dhe ndaj lirisë së shtypit, që përbën themelin e çdo demokracie. Ngjarja e sotme shënon një precedent të rrezikshëm për shuarjen e zërave kritikë dhe vendosjen e kontrollit mbi informacionin publik” – shkruan Çelmeta.

Gazetari i njohur bën thirrje urgjente partive politike, shoqërisë civile, organizatave të medias dhe ambasadave të huaja në Tiranë të reagojnë menjëherë për të ndaluar këtë akt të dhunshëm, duke garantuar rikthimin pa vonesë të transmetimit dhe respektimin e plotë të fjalës së lirë.

“Çdo minutë heshtjeje e imponuar ndaj medias është një plagë e hapur për demokracinë” – thekson ai.

Ky është një nga aktet më të rënda të ndërhyrjes policore ndaj një media kombëtare që prej viteve të para të tranzicionit, duke hapur një debat të madh mbi lirinë e shtypit dhe kontrollin politik mbi informacionin publik në Shqipëri.

Ndiqni videon:

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *