9 Aug 2025, Sat

Zeqineja, Muçi, Tiku, Shaba, Dajua, Hallua, Pilinçiçi – Personazhet e Estradës Verore Politike Shqiptare …

Nga Avokati Altin Goxhaj:

“Zeqineja, Muçi, Tiku, Shaba, Dajua, Hallua, Pilinçiçi… personazhet e estradës verore!”
Një rresht i vetëm mjaftoi për t’i dhënë damkën më therëse klasës politike shqiptare që është kthyer në një shfaqje groteske, ku aktorët riciklohen, replikat janë bajate dhe populli është kthyer në spektator të detyruar.

Nuk jemi në teatër kukullash, por në një vend ku politika është kthyer në estradë kombëtare.
Jo një skenë humori të viteve ’80, por Shqipëria e vitit 2025, ku çdo mëngjes zgjohemi me një episod të ri nga seriali i “çmendurisë politike”.

Zeqineja moralizon, Muçi sillet si shkrimtar i dështuar i kauzave të shitura, Tiku sorosiani qumështor, Shaba – një ngjyrues profesionist që varet nga rrezet e sondazheve,
Dajua dhe Hallua – shembulli më vulgar i politikës familjare të tranzicionit, dhe në fund qershia mbi tortë Pilinçiçi – që kërkon rol pa skenar, por gjithmonë gjen një skenë.

Kjo është kabareja e pushtetit dhe cirku i opozitës. Populli nuk ka më zgjedhje, ka vetëm batuta. Nuk ka liderë, por ka aktorë të lodhur. Nuk ka platforma, por ka teatër improvizimi ku çdo gjë është e gatuar për të mbajtur në gjumë shpresën.

Shqipëria nuk ka më as majtas e as djathtas. Ka shfaqje politike me bileta falas, por me çmim të rëndë për kombin.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *