Nga Redaksia:
Deklarata e fundit e Edi Ramës për zhdukjen graduale të parasë fizike në Shqipëri, nuk është thjesht një reformë digjitale. Është një hap i qartë drejt zbatimit të axhendës globale që synon kontrollin total të individit, lirinë ekonomike dhe privatësinë financiare të qytetarëve.
Gjoja në emër të “modernizimit” dhe “luftës kundër informalitetit”, kryeministri njoftoi se shumë shpejt të gjitha transaksionet financiare në Shqipëri do të jenë tërësisht digjitale, duke u larguar nga çdo përdorim i parasë ‘cash’. Por çfarë fshihet pas kësaj “iniciative progresiste”?
Axhenda 2030 dhe Shqipëria si lepur i eksperimentit
Axhenda e globalistëve, e miratuar nga organizata si Forumi Ekonomik Botëror, OKB dhe bankat ndërkombëtare, ka vite që paralajmëron fundin e parasë fizike. Kjo synon që çdo qindarkë të jetë e gjurmueshme, çdo individ të jetë i kontrollueshëm, dhe çdo ekonomi të jetë e varur totalisht nga sistemet bankare dhe teknologjia.
Edi Rama nuk është tjetër veçse një zbatues besnik i kësaj axhende. I edukuar nga fondacionet e Sorosit dhe i lidhur ngushtë me strukturat globaliste, ai ka kthyer Shqipërinë në laboratorin e eksperimentit digjital ku shqiptarët janë kaviet.
Çfarë do të thotë fundi i parasë ‘cash’?
Qytetarët humbasin privatësinë financiare.
Shteti (apo çdo qeveri e ardhshme) ka mundësinë t’ju bllokojë llogaritë, monitorojë shpenzimet, apo t’ju penalizojë nëse mendoni ndryshe.
Ekonomia bëhet e gjitha e centralizuar dhe e kontrolluar nga bankat dhe platformat ndërkombëtare.
Çdo transaksion mund të ndalohet, refuzohet ose shënjestrohet nëse bie ndesh me “standardet” e sistemit.
Nga pandemia te digjitalizimi total – rruga drejt diktaturës së re
Fillimisht ishte pandemia që shërbeu si justifikim për mbyllje, frikësim dhe kontroll. Tani, është “revolucioni digjital” që vjen si shpëtimtar, por në të vërtetë është zinxhiri i padukshëm i një kontrolli të sofistikuar. Shqipëria, pa sovranitet financiar, pa ekonomi të pavarur dhe me një popullsi të varfëruar, po i dorëzohet tërësisht këtij skenari.
Po opozita? Hesht…
Asnjë parti nuk e ka ngritur zërin kundër këtij plani. Madje shumica e aktorëve politikë duket se janë dakord, të lodhur nga korrupsioni dhe të verbuar nga grantet që vijnë nga “partnerët ndërkombëtarë”.
Çfarë mund të bëhet?
Duhet të kërkohet referendum popullor për çështje të tilla jetike.
Shqiptarët duhet të zgjohen nga propaganda e teknologjisë që në fakt është shkopi i ri i kontrollit.
Duhet një lëvizje qytetare e organizuar që të mbrojë lirinë financiare dhe të drejtën për të përdorur para fizike.
Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë varësi. Ajo ka nevojë për LIRI, për SOVRANITET dhe për një ekonomi që i shërben qytetarit dhe jo axhendës së fshehtë të korporatave globale.
Dhe kjo liri nuk vjen nga karta bankare – vjen nga vetëdija, guximi dhe bashkimi.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.