Nga Redaksia:
Në histori ka popuj që janë përballur me perandori dhe kanë fituar. Ka popuj që janë djegur, por nga hiri i tyre kanë rilindur. Por ka edhe një kategori tjetër, më e rrezikshmja: popujt që dorëzohen pa luftuar, që e pranojnë robërinë me turfullim të heshtur, që i mbijetojnë të keqes, por nuk e sfidojnë. Dhe këta popuj shuhen… pa zhurmë.

Dhe sot, përballë këtij rreziku që ka zbritur si hijë në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo familje shqiptare, dikush pyet:
“Vërtet që ky popull është i tredhur… Si me ja ba Avokat?”
Dhe përgjigjja është e qartë si drita:
“Varet nga ju! Jo nga unë!”
Unë kam bërë timen. Prej shumë vitesh kam luftuar, kam denoncuar, kam paralajmëruar. Në fund, më ka mbetur vetëm një grusht burrash dhe grash të fortë që nuk u përkulën — Aleanca Konservatore Për Shqipërinë.
Por jemi pak! Shumë pak për të përballuar një makineri pushteti që po ecën drejt një projekti të errët që askush nuk po guxon ta përmendë me zë të lartë.
Nuk kam më asgjë për të ndryshuar tek vetja ime, sepse çdo kohë dhe çdo fakt ka vërtetuar një gjë: Kam pasur të drejtë gjithmonë.

Tani është radha juaj të ndryshoni. Sepse Rama do t’ju çveshë nga çdo gjë: nga pasuritë tuaja (shtëpi, toka, truall), nga paratë, të cilat do të jenë digjitale dhe në një klik nga Surreli mund të zhduken, nga të drejtat, që janë tashmë të fshira nga sistemi gjyqësor i Sorosit, dhe nga e ardhmja, që po ju vidhet përditë, bashkë me atë të fëmijëve tuaj.
Është vetëm çështje kohe — kur do t’ju vijë radha të humbni gjithçka që keni ndërtuar. Tani me administratën e re “miks” PD-PS, gjithçka do të maskohet si “normalitet demokratik”. Por në të vërtetë është faza e fundit e një pastrimi etnik të heshtur: për t’u zhvendosur shqiptarët dhe për t’u zëvendësuar me kolonë nga Lindja e Mesme dhe skllevër ekonomikë nga Azia. Sepse plani është i qartë: ngritja e një Shteti të Ri Sovran Bektashi në trojet shqiptare — një projekt i shërbimeve të huaja dhe Fondacionit Soros.
Shqipëria, Kosova dhe Ilirida do të zhduken si emra, si komb, si realitet. Aty do të ngrihet një entitet i ri: një “Izrael i Shoqërisë së Hapur” — pa flamur, pa gjuhë, pa popull, pa dinjitet. Dhe këtë nuk do ta bëjnë me armë, por me heshtjen dhe dorëzimin tuaj.
Prandaj, ngrihuni!
Bashkohuni me ne në Aleancën Konservatore Për Shqipërinë!
Ne kemi kurajon, kemi të vërtetën, kemi vizionin. Por nuk mjafton nëse JU nuk merrni guximin.
Nëse nuk bëni sot atë që duhet, nesër jo vetëm do ju marrin gjithçka, por edhe brekët në kufi — sepse do ju kërkojnë faturën tatimore dhe çertifikatën e origjinës!
Nuk keni më çfarë të humbni!
Keni vetëm një gjë për të provuar: që nuk jeni të tredhur.
Dhe për këtë, duhet të veproni. Sot!
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.