9 Aug 2025, Sat

OPINION: Më mirë një fund i tmerrshëm, sesa një tmerr pa fund – Partia Demokratike qelbet era Soros!

Nga Redaksia:

Nëse i gjithë operacioni politik për “shpëtimin” e Partisë Demokratike ka patur për qëllim kalimin e logos dhe vulës nga një vegël e Sorosit (Basha) tek një tufë veglash të tjera po të Sorosit (Joridat, Gazrat,Mulrat, Këllicrat), atëherë më mirë të kishim pranuar shpërbërjen e saj qysh moti!

Mjafton një vështrim i sinqertë për të kuptuar se PD-ja e sotme nuk ka më asnjë lidhje me të djathtën, as me konservatorizmin, as me aspiratat e shqiptarëve që e themeluan në emër të lirisë dhe kundër diktaturës.

Çfarë kemi sot?

Një seli e mbushur me njerëz që flasin si Soros, veprojnë si Soros, mendojnë si Soros – dhe që kërkojnë të shiten si “opozitarë”. Figura të dala nga inkubatorët e fondacioneve ndërkombëtare, pa asnjë lidhje me interesat kombëtare, pa lidhje me shtresat e përndjekura, pa lidhje me identitetin e djathtë.

Berisha, i vetëquajturi “lider historik”, është bërë urë kalimi për këta njerëz.

Nuk është më çështja e tij personale – është çështje kombëtare: a do të lejojmë që e vetmja parti që dikur i bënte ballë të majtës dhe tradhtisë kombëtare, të kthehet në një zgjatim të Sorosit dhe Ramës?

Për të djathtët e vërtetë, përgjigjja është e qartë: Jo!

Në këtë moment historik, Berisha ka dy rrugë:

Ose të pranojë publikisht të vërtetën dhe t’i japë fund këtij mashtrimi kolektiv;

Ose të vazhdojë të mbulojë me heshtje kalbëzimin e një partie që ka marrë fund moralisht, ideologjikisht dhe kombëtarisht.

Shumë shqiptarë ende besojnë se ai është simbol i qëndresës.
Po përballë kujt po qëndron sot, doktor?
Përballë popullit që ende të ndjek apo në krah të bijve të Sorosit që kanë kapur selinë?

Ky është momenti i reflektimit. Nuk bëhet më fjalë për thjesht një krizë partie.
Bëhet fjalë për një agoní politike e cila po mban peng gjithë spektrin opozitar dhe po e çon Shqipërinë drejt një kontrolli të plotë nga e majta dhe strukturat globale anti-kombëtare.

Prandaj, më mirë një fund i tmerrshëm, sesa një tmerr pa fund!

Më mirë një pranim i sinqertë se “PD është kapur plotësisht”, sesa të vazhdojmë të mashtrohemi se kemi opozitë. Sepse kjo që ndodh sot nuk është opozitë – është teatër, dhe rolet i ka ndarë vetë armiku.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *