9 Aug 2025, Sat

Edi Rama po nis shtetëzimin e Shqipërisë: Pronat, paratë, bizneset – të gjitha në duart e patronazhistëve …

Nga Redaksia:

Pa marrë ende mandatin e tretë, regjimi “Rama” ka nisur terrorin sistematik ndaj shqiptarëve. Në qendër të këtij operacioni nuk është më vetëm kontrolli politik – por shtetëzimi i jetës, grabitja e pronave dhe bllokimi i pasurive personale, nën pretekstin e reformave dhe ligjeve të reja.

Paralajmërimi i fortë i avokatit Altin Goxhaj:

“Kjo qeveri po mbyll ciklin e Shqipërisë. Nga shtatori nis faza e parë: çdo pronë, çdo tokë, çdo llogari bankare do futet në databazën e shtetit për t’u shtetëzuar gradualisht – brenda 1, 5 apo 10 vitesh!”

Avokati Goxhaj e quan këtë operacion si një model të pastër diktatorial, i ngjashëm me Sigurimin e Shtetit në kohën e Enver Hoxhës.

SHTETËZIMI NË HESHTJE: Nga qyteti në fshat

Procesi po zhvillohet në dy fronte:

Në qytet:

Administratorët e rinj të emëruar me ligj, kanë fuqi absolute të vendosin tarifa ndaj qytetarëve për shërbime ose “taksa” të reja.

Nëse qytetari nuk pranon shumën – duhet të ndjekë proces gjyqësor që zgjat 5 deri në 8 vite.

Gjatë këtij procesi, paratë në bankë i bllokohen dhe shteti i merr automatikisht pa gjyq.

Pasuria e patundshme vendoset në sistem si e “kontestuar”, pra praktikisht e shtetëzuar me urdhër të një njeriu të partisë.

Në fshat:

Tokat e papunuara futen në një databazë digjitale kombëtare.

Sipas Goxhajt, kjo do të pasohet me konfiskimin automatik të çdo prone që nuk është aktive.

Regjimi synon të kontrollojë çdo hektar toke, për ta kthyer në “pronë publike” me justifikimin e mosshfrytëzimit.

“Patronazhisti i ri” – një figurë më e rrezikshme se çdo funksionar shtetëror

Avokati Goxhaj zbulon ekzistencën e një figure të re, të ashtuquajtur “patronazhisti i fuqishëm”, i cili:

Mund të bllokojë pensione dhe paga për arsye politike.

Ka në dorë llogaritë bankare të çdo qytetari përmes ligjit të ri.

Koordinon me administratorët lokalë për të vendosur kosto arbitrare për qytetarët.

Ka fuqi të raportojë dhe ndëshkojë njerëzit që “nuk binden” politikisht.

FADROMA, POLICI DHE DHUNË NË SEZON TURISTIK

Në Theth, një nga rastet më tronditëse, Policia dhe IKMT sulmuan me fadroma objektet e banorëve në kulmin e sezonit turistik.

Shumë objekte u shkatërruan pa paralajmërim, duke i lënë familjet shqiptare në qiell të hapur dhe duke goditur direkt ekonominë vendase.

Inspektorati i Punës ka njoftuar “operacione për mbyllje masive biznesesh”, me gjoba, penalizime dhe konfiskime, në të gjithë territorin.

Kjo është vetëm faza e parë!

“Nga shtatori, do fillojë policia politike e Ramës. Çdo veprim do survejohet, çdo pronë do analizohet, çdo rezistencë do shtypet!” – paralajmëron Goxhaj.

Qeveria po krijon një strukturë që do raportojë qytetarët, hetimi nuk do jetë më penal, por politik dhe financiar.

“Enveri kishte frikë dhe mbrohej me ushtri. Ky bredh rrugëve lirshëm sepse ju ka tredhur!”

Në një mesazh tronditës, Goxhaj shkruan:

“Rama ka guxim t’ju shkatërrojë dhe t’ua marrë jetën sepse e di që ju jeni të tredhur dhe nuk keni guxim t’i përgjigjeni njësoj! Enver Hoxha ruhej nga frika me ushtri ndërsa ky bredh rrugëve lirshëm si trim me ca plaka që i shkojnë nga mbrapa duke qarë!”

PatriotikMedia.al e ka paralajmëruar!

Ne kemi denoncuar me kohë këtë model që po vendoset: një regjim që nuk e ndalon më krimin – por e instalon vetë.

Më poshtë mund të lexoni:

Një qeveri që nuk menaxhon shtetin – por e grabit dhe e shtyp qytetarin si armik.

Kjo është Shqipëria e shtatorit:
Shteti – grabitqar. Qytetari – i burgosur. Pronari – i varfëruar. Dhe liria – e shtypur.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *