9 Aug 2025, Sat

Skandali “Pfizergate” shpërthen në Parlamentin Europian: “Negociuat 35 miliardë euro me Pfizer përmes SMS-ve!” – Eurodeputeti francez i përvishet Von der Leyen-it …

E KEMI PARALAJMËRUAR QË NË FILLIM – TANI PO VËRTETOHET!

Portali PatriotikMedia.com ka qenë ndër të parët që denoncoi publikisht këtë afër korruptive shumë miliardëshe midis Pfizer dhe Bashkimit Europian, ku Ursula von der Leyen ka negociuar përmes SMS-ve personale kontrata prej 35 miliardë eurosh, pa asnjë transparencë dhe pa asnjë tender publik.

Në atë kohë, portali ynë u censurua rëndë nga platforma “Faktoje.al” dhe rrjetet sociale, duke u etiketuar padrejtësisht si “dezinformues”, ndërkohë që sot vetë eurodeputetët dhe mediat ndërkombëtare e pohojnë si një nga skandalet më të mëdha në historinë e BE-së – skandali i njohur si “Pfizergate”.

Ne nuk kemi heshtur. Ne kemi publikuar fakte kur të tjerët heshtnin ose i shërbenin sistemit. Dhe historia na dha të drejtë!

Bruksel – Një përballje e fortë politike ka shpërthyer në zemër të Parlamentit Europian, ku eurodeputeti francez Fabrice Leggeri akuzoi hapur Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për negociata sekrete me kompaninë farmaceutike Pfizer, në lidhje me kontratën prej 35 miliardë eurosh për vaksinat Covid, të kryera sipas tij “përmes mesazheve private SMS”.

Skandali i njohur tashmë me emrin “Pfizergate” ka rikthyer në vëmendje mungesën e transparencës në mënyrën se si u menaxhuan miliarda euro fonde publike gjatë pandemisë.

Eurodeputeti francez: “Po çfarë mbroni zonjë? Interesin e popujve, apo të korporatave?”

Në një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare, Leggeri e akuzoi Von der Leyen se ka anashkaluar procedurat ligjore dhe tenderat publikë, duke negociuar kontratën më të madhe të BE-së në mënyrë të fshehtë, me telefonin e saj personal.

“A mund të dini se çfarë po mbroni në të vërtetë, znj. presidente? Po mbroni vlerat e BE-së apo interesat e Pfizer-it?”, – ishte një nga komentet e tij të drejtpërdrejta në sallën e Parlamentit Europian.

Mesazhe sekrete dhe drejtësi e vonuar

Mediat kanë raportuar se Ursula von der Leyen ka shkëmbyer mesazhe tekstuale me CEO-n e Pfizer, Albert Bourla, gjatë fazës së negociatave të kontratës për blerjen e mbi 1.8 miliardë dozave vaksinash.

Prej më shumë se dy vitesh, Komisioni Europian refuzoi të publikojë përmbajtjen e këtyre mesazheve, duke u mbrojtur pas justifikimeve se ishin “komunikime private”.

Megjithatë, Gjykata e Bashkimit Europian vendosi më herët këtë vit se këto mesazhe duhet të publikohen, pasi kanë ndikim direkt mbi interesin publik dhe përbëjnë dokumentacion zyrtar të BE-së.

Skandali që minon besimin te Bashkimi Europian

Kritikët e quajnë këtë ngjarje një nga aktet më serioze të mungesës së transparencës në historinë e institucioneve europiane. Analistët vlerësojnë se von der Leyen ka rënë në konflikt interesi, pasi vendimi për miliarda euro është marrë pa kontroll demokratik, pa vendim kolektiv dhe pa mbikëqyrje nga Parlamenti Europian.

Megjithëse Von der Leyen është përpjekur të justifikojë veprimet e saj si “të domosdoshme në një kohë pandemie”, zërat kundër saj po shtohen dita-ditës.

A do japë llogari BE për marrëveshjet e fshehta të pandemisë?

“Pfizergate” nuk është vetëm një debat politik. Ai ngre pyetje të thella për kush kontrollon vërtet politikat shëndetësore në Europë, dhe nëse popujt kanë më të drejtë të dinë se ku shkojnë miliardat e tyre.

A do të detyrohet Von der Leyen të publikojë SMS-të? A do të ketë hetim të pavarur? Apo BE do vazhdojë të heshtë për një nga aferat më të mëdha të viteve të fundit?

PatriotikMedia.al do të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do informojë qytetarët shqiptarë për të vërtetën që fshehin korridoret e errëta të Brukselit.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *