9 Aug 2025, Sat

Shtatori i Zi që po vjen: Edi Rama po lufton të zbatoj projektin e fundit Sorosian – A do ta ndalojë kush?

Nga Redaksia – PatriotikMedia.al

Shqiptarët rrezikojnë të përballen me muajin më të hidhur të dekadës nëse nuk reagojnë fuqishëm. Plani i fundit i kryeministrit Edi Rama nuk është thjesht një përpjekje për të forcuar kontrollin mbi institucionet — por një grusht shteti institucional i mbështetur nga ligje të reja, ndryshime kushtetuese dhe sekuestrime masive pronash.

Plani: Prona private në “shërbim të shtetit”

Burime të afërta me zhvillimet e fundit flasin për një projekt të qeverisë Rama, që synon ta kthejë një pjesë të madhe të pronës private shqiptare në “pronë shtetërore”, përmes një pakete ligjore të re, e cila pritet të diskutohet në fillim të shtatorit 2025.

Rama kërkon të rikthejë modelin e konfiskimit komunist, duke e legjitimuar përmes ndryshimeve në ligje dhe Kushtetutë. Që në fillim të shtatorit, pritet të diskutohet një paketë e zezë ligjore, që i jep shtetit të drejtën të:

Rishikojë dokumentet e pronësisë,

Rikonfirmojë “interesin publik” si justifikim për sekuestrim,

Dhe ta bëjë çdo pronar “të përkohshëm”, nëse shteti vendos ndryshe.

Një model i ngjashëm është zbatuar gjatë regjimit të Enver Hoxhës, ku pronat u shtetëzuan me dhunë dhe pa dëmshpërblim.

Po përgatitet “Policia e Partisë” – me patronazhistë të Rilindjes

Dhe si të mos mjaftonte gjithçka më sipër, Rama po përgatit ngritjen e një force të re policore të infiltruar nga patronazhistët e PS-së! Kjo polici e re:

Do të ketë kompetenca të zgjeruara mbi “sigurinë publike”,

Do të ndjekë e survejojë qytetarët për qëndrimet politike,

Do të veprojë si “syri dhe veshi” i Partisë në çdo lagje dhe çdo familje.

Një strukturë politike si ish- sigurimi i shtetit me uniformë, që do të kontrollojë jo vetëm rrugët, por edhe mendimet, qëndrimet, fjalët.

Më poshtë mund të lexoni:

Nuk është rastësi që prishjet në Theth ndodhin tani, paralelisht me ngritjen e këtij “polici të partisë”. Kjo është një strategji për të mbjellë frikë dhe për të testuar rezistencën e popullit.

Shembjet në Theth ishte prova e parë e pushtetit të pakufizuar

Ajo që po ndodh aktualisht në Theth, ku IKMT po shkatërron me fadroma mbi 40 objekte banimi dhe turistike, është thjesht “trajnimi në terren” i planit të madh.
Banorë që kanë ndërtuar me mund e djersë, me letra të fituara nëpër gjykata, po shihen si pushtues në vendin e tyre.

Përgjigja e shtetit? Polici speciale, dhunë ndaj qytetarëve, dhe etiketime si “ndërtime pa leje” për të justifikuar shkatërrimin e jetës së njerëzve.

Një banor i Thethit u shpreh:

“Po na trajtojnë si armiq. Nuk na dhanë as paralajmërim. Ky nuk është shtet, kjo është diktaturë e butë që po bëhet gjithnjë e më brutale.”

Opozita dhe marrëveshjet: Berisha i dha mandatin e katërt, Rama i dha dhëndrin e lirë.

Sali Berisha bëri marrëveshje me Ramën dhe sot kryeministri Rama gëzon lirinë e veprimit, sepse përballë nuk ka asgjë tjetër veçse një Berishë që i dhuroi mandatin e katërt për t’i nxjerrë dhëndrin nga burgu.

Dhe kjo kuptohet sepse Sali Berisha nuk është më në arrest, por as nuk ka ngritur ndonjë qëndresë serioze ndaj projektit të Ramës. Përkundrazi, bëri marrëveshje para zgjedhjeve duke u tallur me demokratët, që dhëndri i tij të lirohej nga burgu, duke lënë të kuptohet se marrëveshja e vjetër funksionoi sërish në prapaskenë.

A mund të besojë kush se Sali Berisha do të ndalojë projektin për sekuestrimin e pronave, prishjen e shtëpive dhe policinë politike të patronazhistëve?

Vetëm një naiv mund të besojë se Rama dhe Berisha nuk janë pjesë e së njëjtës skenë.

Shtatori do të jetë vendimtar: Populli ose zgjohet… ose nënshkruan dorëzimin

Nëse ky plan kalon pa reagim para shtatorit, Shqipëria do të përballet me një rrezik real të uzurpimit total të pushtetit.

Sepse Edi Rama po kërkon:

Zhbërjen e pronës private,

Kontrollin mbi jetën publike dhe private të qytetarëve,

Polici politike me patronazhistë që identifikojnë, ndëshkojnë dhe survejojnë popullin.

Shtatori nuk është vetëm një muaj i zakonshëm. Është testi më i madh për shqiptarët që duan liri, pronë dhe dinjitet. A do të ngrihen, apo do të lejojnë që historia të përsëritet me një diktaturë të re, të kamufluar si demokraci moderne?

Nëse shqiptarët nuk reagojnë para shtatorit, nuk do të kenë më as pronë, as opozitë, as liri.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *