Nga Redaksia:
Në kohën kur Shqipëria ishte e mbërthyer nga frika, izolimi dhe propaganda masive për një virus të ashtuquajtur “COVID-19”, PatriotikMedia.com ishte i vetmi portal në vend që guxoi të thoshte: “Kjo është një Plandemi!”
Jo për të bërë sensacion. Jo për klikime. Por sepse e donim të vërtetën dhe popullin tonë.
Ne Folëm Kur Të Tjerët Heshtën
Në atë kohë, të gjitha mediat e mëdha ishin në një zë: “Rri në shtëpi, merr vaksinën, mos mendo, mos pyet!”
Ndërsa ne bashkë me zëra të rrallë e patriotë, denonconim hapur mashtrimin global që po ndodhte:
Avokati Altin Goxhaj: e quajti pandeminë Plandemi dhe e zbuloi me dokumente planin global të kontrollit përmes vaksinimit masiv;
Avokati Zace Islami dhe Kreshnik Osmani, që përballuan trysni për të folur kundër sistemit;
Alfred Cako, një nga figurat më të zëshme, që paralajmëroi publikisht për teknologjinë e kontrollit mendor dhe vaksinën eksperimentale;
Aranit Sllamniku nga Kosova, zëri i patriotizmit të pastër që ngjalli ndërgjegjen kombëtare.
Këta nuk ishin “anti‑shkencë”, ishin anti‑gënjeshtër. Ishin anti‑frikë. Ishin me popullin, jo me elitën!
Ndërgjegjja Kombëtare Nisi Në PatriotikMedia
Portali PatriotikMedia.com, pa asnjë financim nga dikush, veproi me shpenzimet e veta. Çdo lajm, analizë, dokument dhe video u publikua me rrezik të lartë.
Jo rrallë herë, kërcënimet ndaj themeluesit dhe familjes së tij detyruan që ai të kërkojë strehim politik në Gjermani, vetëm sepse foli.
Sot Cicërojnë, Por Atëherë Ishin Mizë!
Sot, disa portale “guxojnë” të zbulojnë të vërtetën që ne e thamë që në vitin 2020!
Ku ishin atëherë? Pse heshtën? Sepse kishin frikë. Sepse ishin të blerë. Sepse ishin pjesë e sistemit.
Historia Nuk Harrohet
Populli shqiptar duhet ta dijë: E vërteta nuk ka dalë tani, por atëherë kur ne rrezikonim gjithçka për ta thënë.
Kjo është thirrja jonë për ata që luftuan, për ata që u ndëshkuan, dhe për ata që guxuan:
Mos harroni kush foli i pari, kur të tjerët heshtën nga frika.
Autori: PatriotikMedia.com
Në shërbim të së vërtetës, kombit dhe Zotit – pa kompromis!
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.