Nga Avokati Altin Goxhaj, ish-kandidat për deputet, i refuzuar masivisht duke iu çertifikuar veç 2000 vota
Shqiptarët s’e kanë idenë se Qeveria që po vjen në shtator do të jetë më e liga në historinë 100-vjeçare, sepse ka si program zgjidhjen përfundimtare të problemit shqiptar!
Ata duhet të asgjësojnë përfundimisht antitrupat e mbijetesës kombëtare duke mbyllur çdo shteg shpëtimi!
Pjesa më interesante është që, përveç Ramës dhe familjes Alex–Abedin, askush nga ministrat nuk do ta dijë realisht se çfarë konkretisht po bën!
Hapat e para nga shtatori deri në dhjetor 2025 do të jenë përfundimi i instalimit të aparatit të kontrollit mbi çdo shqiptar, biznes, emigrant, pronë, etj.
Në shtator çdo pronë dhe pasuri do të sistemohet në databazën e shpronësimit dhe grabitjes! Do të fillohet me mekanizmin e kalimit të autoritetit nga pronar privat në shtet – të çdo banese, trualli dhe parcele bujqësore – por shqiptarët do ta marrin vesh me letra në 2026–2027!
Ndërkohë, çdo biznes nuk e kupton se ia kanë ngritur çarkun me kohë! Do t’ua marrin ç’kanë, sepse ka një dosje për secilin!
Legjislacioni i ri parashikon sekuestrim të çdo gjëje të kujtdo, në çdo rast, me pretekste të përgatitura me inteligjencën artificiale!
Të tjerë do të gëzojnë Shqipërinë, ndërkohë që indianët dhe filipinasit do t’i kthejnë shqiptarët në indigjenë të panevojshëm, njësoj si në SHBA, ku skllevërit nga Afrika zëvendësuan indigjenët sipas parimit:
“Një indian i mirë është një indian i vdekur!”
Sipas Axhendës Soros:
“Një shqiptar i mirë, është një shqiptar i ikur!”
Të gjithë ju që kishit mundësi të më votonit dhe zgjodhët të mos më votonit, do të ndiheni si… (leje s’po e them) në 2026, kur ta kuptoni se isha i vetmi avokat i mbrojtjes së pronës suaj!
Sepse këta të Opozitës Rama dhe familja Soros i ka në xhep të gjithë dhe do të kërcejnë e vallëzojnë sipas gërnetës së të Gjatit dhe SPAK-ut!!!
Sidomos ju që votuat Tikun e Soros, avokatin strategjik të plazheve të Jonit 🙂
P.S.
Për ju që s’e kuptoni bindjen time për këta të Opozitës:
Ja shihni si heshtin për manipulimin total të zgjedhjeve nëpërmjet pajisjeve Smartmatic të Soros që, në vend që t’u fusje gishtin, ua futën gishtin gjithë shqiptarëve!
Minimumi 150 mijë fletëvotimi janë më shumë në kutitë e votimit sesa votues realë!
Heshtin sepse tenderi me trefish çmimi iu dha nga Rama si ekskluzivitet Opozitës që në 2021, dhe ngaqë kanë marrë lekët dhe Rama votat, heshtin sepse SPAK u tund dosjen e tenderit!
Heshtin sepse Oerd Bylykbashi, Gaz Bardhi dhe Ivi Kaso duhej të jepnin dorëheqjen nga çdo funksion si “doracët” e shitjes së zgjedhjeve!
Hesht dhe Berisha sepse PD funksionon si klan që mbron anëtarët e klanit pavarësisht zullumit!
Heshtin edhe për kompaninë Infosoft, që shiti të gjitha të dhënat e identifikimit biometrik të diasporës në platformën e PS për diasporën! Sepse Infosoft vërtet i merr lekët nga Rama, por ka qenë gjithmonë e vëmendshme për hallet e PD-së 🙂
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.