9 Aug 2025, Sat

Merz ndalon flamurin e komunitetit LGBTQ+ në godinën e Parlamentit – Kur Gjermania flet, Europa dëgjon!

Nga Redaksia:

Në një sinjal të qartë se epoka e simbolikave ideologjike po i vjen fundi, kancelari gjerman Friedrich Merz ka mbështetur fuqishëm vendimin e kryetares së Bundestagut, Julia Klöckner, për të ndaluar vendosjen e flamurit të komunitetit LGBTQ+ në godinën e Parlamentit gjatë “Christopher Street Day” më 26 korrik.

“Bundestagu nuk është një tendë cirku ku ngrihen flamuj sipas qejfit,” – deklaroi Merz, duke theksuar se flamuri kombëtar gjerman dhe ai evropian janë të vetmit që duhet të valëviten në institucionet shtetërore.

Ky qëndrim përbën një kthesë 360 gradë nga politika e viteve të fundit, ku flamuri ylber shpesh është bërë pjesë e godinave publike dhe institucioneve shtetërore. Këtë herë, sinjali është i qartë: parlamenti nuk është platformë për axhenda të grupeve të veçanta.

Partitë e Majta dhe të Gjelbrit kanë kritikuar vendimin, por Merz i është përgjigjur prerë: “Secili mund të vendosë çfarë flamuri të dojë para derës së vet, por jo në Parlament.”

Me këtë qëndrim, Gjermania sinjalizon një rikthim drejt neutralitetit institucional dhe seriozitetit shtetëror, ku kombëtarja ka përparësi ndaj ideologjisë.

A është ky fillimi i një kapitulli të ri konservator në Gjermani? A do të ndikojë ky precedent edhe në debate të ngjashme në vende si Kosova dhe Shqipëria, ku simbolikat importohen pa reflektim?

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *