9 Aug 2025, Sat

VIDEO: A i dha të drejtë Barack Obama Presidentit Trump dhe Tina Peters për sekretin që zbuluan në vitin 2016?

Nga Martel Maxim – Përkthyer dhe përshtatur nga PatriotikMedia.al

Sa larg kemi ardhur që nga dita kur Tina Peters dhe Presidenti Donald Trump guxuan të zbulojnë sekretin më të errët dhe më të thellë të Deep State: vjedhja e zgjedhjeve në shkallë kombëtare, përmes teknologjisë dhe algoritmeve të manipuluara.

Përmes zgjedhjeve të vjedhura, veçanërisht gjatë 25 viteve të fundit, në epokën e votimit të kompjuterizuar, Deep State ka krijuar një rrjet të dendur individësh të kontrolluar e të komprometuar, të vendosur në pozicione kyçe të pushtetit politik në Amerikë – dhe jo vetëm.

Paradoksi ironik është se pikërisht shpejtësia e rrufeshme e kompjuterëve të lidhur në të gjithë sistemin zgjedhor i ka dhënë formë një “klase drejtuese” të deformuar, që nuk përfaqëson popullin. Nëse nuk do ishte kaq serioze, do të dukej qesharake.

Emra si Adam Schiff, Nancy Pelosi, Pocahontas, Mitch McConnell, Bernie Sanders, AOC, sekretarja e Shtetit në Colorado Jena Griswold, e deri te Chuck Schumer – janë vetëm fytyrat publike të kësaj elite të kontrolluar, pas të cilëve qëndrojnë qindra të tjerë, një “kastë” e komprometuar. Të paktën Schumer meriton një “pikë për ndershmëri”, kur i tha Trump-it famshëm: “Shërbimet sekrete kanë 6 mënyra për të të goditur çdo të diel”, duke zbuluar kështu ekzistencën dhe fuqinë e Deep State.

Fal Zotit që në vitin 2024, Presidenti Trump arriti të thyejë algoritmet mashtruese të Deep State dhe e bëri zgjedhjen presidenciale “tepër të madhe për t’u vjedhur”. Por kjo nuk ndodhi me garat për Kongresin dhe Senatin, ku manipulimet vazhduan dhe vazhdojnë edhe sot.

Beteja vazhdon. Në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2026, shumë kandidatë nuk mund të mbështeten tek mbrojtja “too big to rig”. Ndaj, çdo sistem elektronik votimi dhe çdo softuer mashtrues duhet të eliminohet, të paktën për garat federale. Votimi me dorë është i vetmi shpëtim, sado i vështirë për t’u implementuar në 6 muaj. Por s’kemi zgjidhje tjetër.

Po çfarë ndodhi në vitin 2016? Ish-Presidenti Obama, ndoshta pa dashje, pranoi se zgjedhjet mund të manipulohen.

Në një video që qarkullon online, ku Obama deklaron:

“Nëse Trump është përpara me 10 apo 15 pikë ditën e zgjedhjeve dhe pastaj humbet, ndoshta mund të ngrejë pyetje”.

Interpretimi më logjik i kësaj deklarate është: nëse ka një devijim të dukshëm nga historiku zgjedhor, atëherë pyetjet janë të justifikuara.

Në vitin 2020, Presidenti Trump ishte përpara në të gjitha shtetet vendimtare – me 5 deri në 7 pikë – kur ishin numëruar mbi 90% e votave. Por më pas ndodhën mrekullitë e orës 3 të mëngjesit: qindra mijëra vota të shtyra brenda pak minutash, vetëm për Bidenin. Grafiqet janë të qarta, por Deep State tha: “Mos u beso syve tuaj”. siç tregohet dhe në grafikët e më poshtëm.

Po atëherë, a kishte të drejtë Trump të mos e pranonte rezultatin? A kishte të drejtë Tina Peters që të zbulonte sistemin mashtrues në Colorado? A nuk është e çuditshme që askush nuk donte të lexonte raportet që ajo paraqiti? Që çdo përpjekje për hetim u refuzua me arsyetimin “nuk ke status ligjor”?

Në vend që të dëgjohej, Tina Peters përfundoi në burg. Ajo u ndëshkua sepse tha të vërtetën.

Ndërkohë, personazhe si Jena Griswold – ish-avokate për “mbrojtjen e votës” gjatë fushatës së Obamës dhe tani Sekretare e Shtetit në Colorado – janë të zëshme vetëm për një gjë: të sulmojnë sinjalizuesit, të mbrojnë sistemin dhe të fshihen pas “ligjit”.

Obama, nëse është burrë shteti, le të rikthehet tek ajo që tha në 2016 dhe të shohë me ndershmëri devijimet masive në 2020. Sepse nëse këto manipulime do kishin ndodhur kur ai kandidonte, ai do ishte njeriu i parë që do të ngrinte zërin.

Por heshtja është bashkëfajësi. Dhe historia nuk do e harrojë.

Amerika po zgjohet. Po ne? A do guxojmë të pyesim për Shqipërinë, për sistemin tonë, për votën tonë?

Tina Peters është në burg, por ndërgjegjja e një kombi nuk mund të burgoset. Ndaj, pyetja që duhet të bëjmë është kjo:

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *