9 Aug 2025, Sat

Video: Toronto 2025 – Lakuriq përpara fëmijëve! Avokati Altin Goxhaj paralajmëron: Nesër kjo do të ndodhë në Tiranë, sepse Rama i ka votat!

Nga Avokati Altin Goxhaj:

(Videoja e publikuar në fund të artikullit e dëshmon këtë çmenduri moderne)

Dje, në një nga qytetet më të mëdha të Perëndimit, Toronto, ndodhi një skandal që ka shokuar edhe vetë njerëzit liberalë: burra dhe gra lakuriq, duke parakaluar në mes të qytetit, pa asnjë pengesë, përballë fëmijëve të vegjël të pranishëm në rrugë – të shoqëruar madje nga prindërit e tyre! Dhe kjo nuk është më një lëvizje për të drejta, por një projekt për të normalizuar devijimin dhe për të zhdukur çdo sens turpi, morali apo ndjeshmërie njerëzore.

Ku është kuptimi i kësaj? Pyetni aktivistët e LGBQ-së, pyetni Isa Myzyrajn, që e kemi çdo ditë në TV duke dhënë leksione për ne që “nuk kuptojmë progresin”. Pyetni Edi Ramën, i cili u ka bërë thirrje fëmijëve shqiptarë që të kërkojnë në internet fotot e tij me të brendshme, si pjesë e “artit të tij” të sëmurë.

Por mos u gënjeni: nëse nuk u vendosen frerë, këtë që ndodhi dje në Toronto, do ta shohim nesër në Tiranë. Dhe jo më si parashikim, por si realitet i afërt.

Sepse Rama tashmë i ka votat! Ai nuk ka më nevojë të dëgjojë askënd – as popullin, as traditën, as Zotin. Dhe siç ka deklaruar me gojën e tij Arlind Qori, që tani ka marrë vulën zyrtare të opozitës së kontrolluar, ai do t’i mbështesë gjithmonë paradat e tyre – pa kushte dhe pa turp.

Një shoqëri që nuk mbron fëmijët e vet, është e dënuar të rrënohet.

Nëse lejojmë që kjo çmenduri të përhapet edhe në Shqipëri, nesër do të jetë shumë vonë për të reaguar. Videoja më poshtë është fakt – jo propagandë.

Ndiqni këtu videon:

PatriotikMedia.al – Zëri që mbron fëmijët, familjen dhe Kombin.
Shpërndaje këtë lajm – përpara se të jetë tepër vonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *