PatriotikMedia.al
E gjithë Shqipëria ka hyrë në alarm: thuhet se Sali Berisha do të japë dorëheqjen! Po po, saktësisht pasi Rama të shkojë për pushime në Mars dhe .Sorosi të vej në botën tjetër.
Lajmi – që qarkullon vetëm në kafet e lagjes, në Facebook-un e kunatës dhe në grupin “Unë jam demokrat por nuk jam me askënd” – është se Berisha nuk do të dorëhiqet “shumë shpejt”. Madje, thuhet se ai e ka shkruar se nuk do ta japi dorëheqjenme stilolapsin që përdori për të shkruar programin e PD-së në vitin 1991.
Sipas burimeve që nuk duan të identifikohen, por që në fakt janë po ato që thanë që Berisha do bënte koalicion me Marsianët, dorëheqja do të ndodhë pasi të bëhet transparencë për inceneratorët, zgjedhjet të jenë 100% të ndershme, dhe pasi SHBA të kërkojë falje për shpalljen non-grata.
Një tjetër kusht i padiskutueshëm i doktorit është që para se të largohet, të sigurohet që:
Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi të kenë marrë çmimin “Më i përdorshmi nga Sorosi 2025”,
Flamuri amerikan të zëvendësohet me atë të “Republikës së Re të Tropojës”
Dhe të hapet një muze kombëtar i “Tradhtive të Lulzim Bashës”.
Në një konferencë imagjinare për shtyp, Berisha – që nuk e pranon thashethemin as në ëndërr – thuhet se ka deklaruar:
“Unë jap dorëheqje kur të shoh që Partia Socialiste ka bërë vetëkritikë për 2013, kur Luli i kthehet PD-së si djalë i penduar, dhe kur Albini bëhet President i Shqipërisë me vota të diasporës nga Australia!”
Ndërkohë, analistët e TV-së me ngjyrë blu theksojnë se kjo lëvizje është një strategji gjeniale për të futur në kurth Ramën, i cili “nëse e beson dorëheqjen, do shkrijë qeverinë nga gëzimi”.
Në fund të ditës, Berisha është kthyer në një metaforë të vetë Shqipërisë: nuk ikën kurrë, vetëm rri, përshtatet, dhe pret që bota të rrotullohet rreth tij.
Nëse Berisha jep vërtet dorëheqjen, ne të gjithë jemi gati ta besojmë… sapo të kemi parë edhe Elvis Naçin si Kryeministër dhe Luiz Ejllin Ministër të Mbrojtjes.
Thashethemet janë falas, por Berisha? Ai është abonuar në historinë politike shqiptare – me pako të përjetshme.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.