Nga Redaksia
“Faleminderit Amerikë që na provokove!”, kjo ishte deklarata e analistes iraniane Nahid Poureisa: ne një nga daljet e saj në rrjetet sociale ku ka shpërthyer në mënyre histerike duke sulmuar SHBA-në, ajo gjatë deklaratës së saj live në instagram, ka thëne se tani na dhatë një justifikim shumë të mirë për të na lejuar të kërcënojmë edhe më shumë.
Por për më shumë ndiqni videon e “Analistes” Iraniane Nahid Poureisa
Deklarata e “Analistes” Iraniane:
“Tani na dhatë një justifikim shumë të mirë për të na lejuar të kërcënojmë edhe më shumë: ‘Hej, na dhatë një justifikim të shkëlqyer, një arsye, çfarëdo, për t’ju shkatërruar. Ka vite, dekada që komandantët iranianë kanë ëndërruar të bëjnë atë që do të bëjnë sot apo nesër. E kuptoni? [e censuruar] … do t’i heqim Jankitë nga ky rajon. Boll më! Boll më! Duhet të kuptoni pasojat – pasojat shkatërruese – të asaj që bëtë sot në mëngjes. Nuk më intereson sa dëm krijuat.
Nuk më intereson nëse ishim në gjendje të mbronim objektet tona. Nuk më intereson fare kjo. Ajo që më intereson është se ju na dhunuat hapësirën ajrore. Patët guximin të nisni një luftë të drejtpërdrejtë me Iranin. Kjo luftë do të përfundojë vetëm me fitoren e plotë të Iranit. Me fitoren e plotë të Iranit, dhe pas kësaj, Irani do të bëhet një superfuqi globale. Dhe për atë moment, lutuni Zotit për ekzistencën tuaj, dakord? Ju e vratë Haxh Qasem Soleimanin! Që nga 1 janari 2023 kemi pritur për këtë moment.
Ju na e dhatë këtë mundësi. Prandaj, faleminderit. Nuk harrojmë; ju e vratë Haxh Qasem Soleimanin dhe është shumë e vështirë të përmbajmë këtë zemërim, të mos lejojmë që zemërimi të marrë vendimet për ne. Tani është koha. Tani flet vetëm zemërimi. Është zemërimi i të shtypurve në mbarë botën që Irani e udhëheq, Irani e mban këtë zemërim. Ne jemi të irrituar. Ne jemi në momentin e revolucionit të vitit 1979. Ju na kthyet atë moment!”
Ky shpërthim emocional i një analisteje që flet në emër të “zemërimit global” tregon jo thjesht narrativën e një regjimi të izoluar, por dëshirën për hakmarrje gjeopolitike të një Irani që endet mes të shkuarës revolucionare dhe ëndrrave për dominim rajonal. E quajnë “analizë”, por tingëllon më shumë si manifest i një lufte të paralajmëruar për dekada.
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.