Nga Redaksia PatriotikMedia.com
Në kulmin e një vale të re hetimesh për korrupsionin në institucionet vendore, veçanërisht në Bashkinë e Tiranës, qeveria dhe mediat e kontrolluara prej saj kanë aktivizuar një skenar të njohur: krijimin e një rreziku të jashtëm për të shmangur përgjegjësinë e brendshme. Këtë herë, “shpëtimtari” është sërish grupi i supozuar i hakerëve “Homeland Justice”.
Sipas raportimeve të mediave të zakonshme proqeveritare, grupi në fjalë ka marrë përgjegjësinë për një sulm të ri kibernetik ndaj faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës. Në kanalin e tyre në Telegram – të cilin askush nuk e verifikon dhe që disa burime serioze e konsiderojnë si një kanal të kontrolluar vetë nga strukturat e Rilindjes – është publikuar një mesazh ku pretendohet se janë marrë të dhëna dhe janë fshirë serverët.
Mesazhi i shpërndarë thotë:
“Të gjitha këto aktivitete janë kryer nga bashkia e Tiranës, sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne kemi rrëzuar web-in, kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët.”
Por ajo që mediat nuk e thonë – dhe që duhet të thuhet fort – është se kjo nuk është hera e parë që përdoret skema e “sulmeve iraniane” ose “hakerëve fantazmë” për të ndërtuar një alibi për rrjedhje të qëllimshme të të dhënave. Precedenti më i madh ishte në vitin 2022, kur i gjithë sistemi TIMS u “sulmua”, në kohën kur kishte akuza publike për përdorimin e të dhënave të qytetarëve për patronazhimin elektoral dhe kontrollin politik të administratës.
Më poshtë mund të lexoni:
Në vend që të hetohet kush i përdori të dhënat, publikohet “lajmi” që të dhënat janë fshirë. Në vend që të identifikohen përgjegjësit e vërtetë, popullit i jepet një armik i padukshëm, që as verifikohet, as ndëshkohet.
Kjo është manipulimi klasik rilindas: krijimi i një problemi të rremë për të zhdukur problemin e vërtetë. Sot flitet për një “sulm”, por e vërteta është që po fshihen gjurmët. Gjurmët e aferave të qytetit student, të kontratave të paligjshme, të përfitimeve korruptive dhe të abuzimeve me të dhënat publike.
Në vend të transparencës, përdoret Telegram. Në vend të drejtësisë, ofrohet tym propagande.
Rilindja nuk po goditet nga jashtë. Rilindja po shpëton veten nga brenda.
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.