19 Jun 2025, Thu

Trembet nga Administrata Trump: Zyrtarja e CDC në SHBA Dr. Fiona Havers jep dorëheqjen para mbledhjes për vaksinat …

Nga Redaksia

Një shkencëtare e qeverisë amerikane, e cila drejtonte ekipin përgjegjës për mbledhjen e të dhënave mbi shtrimet në spital për shkak të COVID-19 dhe virusit VSR, ka dhënë dorëheqjen, duke shprehur shqetësimin se administrata e re nën Presidentin Trump mund t’i përdorë këto të dhëna për qëllime politike dhe jo shkencore.

Dr. Fiona Havers, drejtuesja e ekipit të “RESP-NET Surveillance”, u tha kolegëve të saj në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) se ajo nuk kishte më besim se të dhënat për COVID dhe VSR do të përdoren “në mënyrë objektive apo të analizohen me rigorozitet shkencor për të marrë vendime mbi politikat e vaksinimit të bazuara në prova”, sipas një emaili të siguruar nga Reuters.

Havers nuk iu përgjigj kërkesave për koment nga mediat.

Dorëheqja e saj vjen pasi Sekretari i ri i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., shkarkoi 17 anëtarët e panelit të mëparshëm këshillues të CDC për vaksinat dhe anuloi rekomandimin për vaksinimin e fëmijëve të shëndetshëm dhe grave shtatzëna me dozat anti-COVID.

Në një konferencë shtypi së fundmi, Kennedy u shpreh:

“Në disa shtete, një fëmijë duhet të marrë midis 69 dhe 92 vaksina për të ndjekur shkollën, dhe asnjë prej tyre nuk është testuar përmes provave të kontrolluara me placebo para se të autorizohen. Kjo është thjesht keqpraktikë mjekësore. Prandaj, ata që kanë qenë përgjegjës për këtë nuk do të jenë më në detyrë.”

Në vend të këshillit të vjetër, Kennedy ka emëruar tetë anëtarë të rinj të zgjedhur prej tij për të udhëhequr politikën e re të vaksinimit.

Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore deklaroi se politika e re e vaksinimit do të bazohet në “shkencë të bazuar në prova, analiza transparente dhe të dhëna objektive”.

Në emailin e saj, Havers kujtoi se të dhënat që kishte mbledhur ekipi i saj ishin përdorur në mbi 20 studime të botuara në revista shkencore të njohura dhe në 15 raporte javore të CDC-së mbi sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë.

Paneli i ri këshillues mbi vaksinat, tashmë i njohur si Komiteti Këshillues për Praktikat e Imunizimit, pritet të mblidhet nga data 25 deri më 27 qershor për të votuar mbi përdorimin e dozave përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksina të tjera për popullsinë amerikane.

Shikoni videon e mëposhtme:

Fjalimi i RFK Jr. që po trondit establishmentin farmaceutik dhe burokracitë e korruptuara të shëndetësisë. Shpërthen RFK Jr: “92 vaksina për një fëmijë dhe asnjë e testuar siç duhet – kjo është krim mjekësor!” (REUTERS)

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *