19 Jun 2025, Thu

G7-ta dhe Largimi i Papritur i Trump – Çfarë Po Ndodh në Prapaskenë?

Nga Fatmir Merkoçi

Largimi i papritur i Presidentit Trump nga samiti i G7-ës ngriti shumë pikëpyetje dhe interpretime të menjëhershme në qarqet politike dhe mediatike. Disa e lexuan si një veprim simbolik pro-Putinit, të tjerë si një sinjal për përkeqësimin e situatës globale. Por deklaratat e Trump për evakuimin e popullsisë në Teheran dhe mesazhet e drejtpërdrejta për liderin suprem të Iranit, bënë që shumë të rimendojnë pozicionin e tij real.

A është duke ndodhur diçka më e madhe?

Trump vetë deklaroi se “po ndodhin gjëra të mëdha”, dhe se largimi nga G7-ta ishte i domosdoshëm për të ndërmarrë veprime të menjëhershme. Çfarë po ndodh në prapaskenë? A është situata në Lindjen e Mesme aq serioze sa të kërkojë ndërprerjen e një samiti të rëndësishëm botëror? Të gjitha sinjalet e fundit flasin për një tensionim ekstrem, ku një konflikt i drejtpërdrejtë SHBA-Iran do të thotë hapje e portave për një luftë të tretë botërore.

Tension në Kaliforni dhe “Dasma e Soros”

Nuk mund të neglizhohet as fakti se në Kaliforni po zhvillohen protesta të fuqishme kundër qeverisë federale, ndërkohë që globalistët, të mbledhur në të ashtuquajturën “dasma” e Sorosit, kanë marrë vendime të errëta për rrjedhën e ngjarjeve. Këto vendime lidhen drejtpërdrejt me situatën në Izrael, me projektin për të futur Amerikën në një luftë që nuk është e saj. Nëse Trump do të dorëzohej ndaj presioneve të globalistëve, përfshirja e SHBA në një luftë me Iranin do të ishte e pashmangshme.

Trump nuk është vasal i askujt

Donald Trump nuk është nga ata liderë që nënshtrohet ndaj presionit ndërkombëtar apo që ndjek verbërisht axhendat e huaja. Qëndrimi i tij për përjashtimin e Rusisë nga G8-ta nuk ishte një mbrojtje për Putinin, por një mesazh i qartë: nuk mund të përjashtosh një superfuqi nga tavolina e vendimeve globale dhe të presësh paqe. Është më mirë të diskutosh përballë tyre, sesa të luftosh pas krahëve.

Takimi me Iranin – një zgjidhje jashtë kornizave

Burime të afërta me Shtëpinë e Bardhë përflasin se mund të ketë një takim të fshehtë mes Trump dhe një përfaqësuesi të lartë iranian. Nëse kjo ndodh, do të jetë një lëvizje historike – që do të ndalë luftën përpara se të shpërthejë. Do të jetë një tjetër premtim i mbajtur nga Presidenti, i cili gjithmonë ka deklaruar se synimi i tij nuk është lufta, por marrëveshja.

Globalistët duan luftë me çdo kusht

Doktrina e globalistëve të Soros është e qartë: mohim i Zotit, kaos, dhunë, varfëri dhe shpopullim. Ata nuk e duan paqen, nuk e duan stabilitetin. Ata duan që Trump të gabojë, të provokohet, dhe më pas të nxitet që të fusë Amerikën në një luftë të planifikuar më parë. Por Trump e di mirë këtë skenar. E prandaj kërkon urgjentisht një takim në Dhomën Ovale, për të ruajtur kontrollin dhe për të shmangur katastrofën.

Lufta e tretë botërore është pranë?

Ndërsa vëmendja e botës është te konflikti Izrael-Iran, çështja më serioze është një luftë globale në horizont. Aleancat e reja po krijohen në heshtje. Kina, Rusia, Koreja e Veriut, Pakistani dhe Jemeni janë të gatshme të hyjnë në lojë nëse SHBA futet në luftë. Dhe kjo është arsyeja pse çdo lëvizje e Trump bëhet lajm.

A do të jetë në gjendje Presidenti Trump ta shmangë luftën? A do të mund t’i rezistojë presioneve të globalistëve që duan luftë me çdo kusht?

Koha do ta tregojë. Por nëse ka një lider që ka potencialin, informacionin dhe guximin për ta ndalur këtë çmenduri globale, ai është Donald J. Trump.

Kujdes Spiunet

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *