19 Jun 2025, Thu

Dasma e Alex Sorosit dhe heshtja e PD-së – kush i frikësohet guvernatorit të vërtetë të Shqipërisë?

Nga Redaksia

Kur në Amerikë ndryshon pushteti dhe me të edhe politika ndaj agjendave globaliste, Shqipëria vazhdon të mbetet një koloni ku “guvernatori” nuk është as ambasadori, as kryeministri, por… Aleks Soros. Po, djali i George Sorosit, trashëgimtari i perandorisë më famëkeqe të ndikimit politik dhe kulturor në Europën Lindore, është bërë zyrtarisht figura që kontrollon fijet e elitës politike shqiptare – me bekimin e heshtur të të gjithëve.

Dhe për ta bërë më të qartë dominimin, kush tjetër përveç Edi Ramës do të ishte i ftuar special në dasmën e Aleks Sorosit, të mbajtur me pompozitet në Europë? Vetë New York Times, “bibla” e ideologjisë woke dhe armikja numër një e Trumpit dhe e konservatorizmit të ri amerikan, e konfirmoi praninë e Ramës mes VIP-ave të dasmës.

Në një kohë kur administrata e re Trump është shpallur hapur në luftë me rrjetet e Sorosit, kur figura të larta të Partisë Republikane po denoncojnë përfshirjen e Sorosit në destabilizimin e demokracive tradicionale përmes organizatave të financuara prej tij, Edi Rama s’e ka aspak problem të shfaqet publikisht në dasmën e “donatorit global”. Jo vetëm që nuk e fsheh – përkundrazi, sfidon botërisht çdo retorikë anti-Soros që vjen nga Amerika e re!

Po opozita ku është? Në dasmë, me shpirt!

Mos prisni ndonjë reagim nga PD-ja zyrtare. Mos prisni një deklaratë, një postim, një fjalë të vetme. Ata që dikur përmendnin me drojë emrin “Soros”, sot janë të zënë duke bashkuar sigla, firma, karrige – por jo ideale. Në vend që të çlirojnë PD-në nga ndikimi i Sorosit, e pastruan nga anti-sorosianët. Kush të reagojë? “Opozitarët” që takohen me të dërguarit e fondacioneve Soros për të marrë OK-in e radhës?

Të gjithë e dinë që “faktori Soros” në Shqipëri nuk është legjendë urbane, por një realitet që ka instaluar rrjetin më të fuqishëm të ndikimit në politikë, drejtësi, media, OJF dhe kulturë. Ai nuk vepron me uniforma, por me fonde. Nuk kërkon vota, por prodhon opinion. Nuk udhëheq qeveri, por kontrollon agjenda.

Një popull që fle, këta “guvernatorë” meriton

Ndërkohë, populli shqiptar fle i qetë. Dikush do t’i thoshte: Hë, ju marsha të keqen, keni atë që duroni! Pjesëmarrja e Ramës në dasmën e Sorosit është më shumë se një ngjarje mondane. Është shfaqja simbolike e kapjes totale të shtetit. Dhe meqë nuk reagojmë, atëherë “guvernatorët” tanë do të vazhdojnë të martohen, të qeverisin dhe të sundojnë në emrin tonë – edhe pa na pyetur.

Sepse nuk ka më rëndësi kush voton në Shqipëri, nëse politika vendoset në një dasmë luksoze ku ftohen vetëm ata që e kanë “kaluar provimin globalist”.

Në vend të epilogut:

Sot nuk kemi thjesht një dasmë. Kemi një mesazh për ata që ende besojnë se Shqipëria është republikë. Jo, është një protektorat i Sorosit, ku udhëheqësit tanë garojnë kush do të marrë ftesën më shpejt në eventet e “perandorisë”.

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *