19 Jun 2025, Thu

Analiza: Izraeli me Holokas, Gaza, Irani apo…..?

Nga Fatmir Merkoçi

Pas Luftës së Dytë Botërore, Izraeli u quajt populli më i masakruar nga Hitleri.
Falë kësaj propagande, Izraeli mundi të ndërtonte edhe shtetin e tij.
Kjo propagandë vazhdoi gjatë gjithë dekadave.
Izraeli shtriu territore në Palestinë, gjithmonë me justifikimin e ndonjë sulmi terrorist. Dhe bota e përkrahu. Përkrahje që i lejonte të shtrinte territore.

Në Izrael ndodhet edhe Muzeu i Holokaustit, ku pasqyrohen kampet e shfarosjes në masë dhe ekzekutime të ndryshme. Madje, në atë muze zhvillohen edhe përkujtimet e gjenocidit nazist.
E thënë kjo, në gjithë këtë vuajtje dhe gjenocid të zhvilluar ndaj tyre, Izraeli duhej të ishte populli dhe shteti më paqedashës në botë. Kjo, pasi ata e kishin përjetuar mbi shpinë gjenocidin.

Sot shohim një shtet izraelit që kryen të njëjtën gjë vetë. Mbi 25 mijë fëmijë të vrarë në Gaza tregojnë një gjenocid. Por edhe ndalimi i ndihmave humanitare për popullsinë palestineze përbën më shumë se një gjenocid.
Lufta në Gaza, falë një propagande, fillimisht u përkrah. Por ngjarjet e mëpasme treguan se përkrahja filloi të binte në mënyrë të frikshme.

Sulmi ndaj Iranit nuk kishte shkak. Izraeli nuk është një fuqi vendimmarrëse apo që të ketë në dorë veton për çështje të armëve bërthamore. Nuk ka asnjë deklaratë apo marrëveshje që vetë Izraeli të mos ketë armë të tilla.
Pra, ai nuk është pjesë e këtij pakti mes superfuqive bërthamore. Irani ishte në bisedime me SHBA-në për të bërë një marrëveshje për këto armë, ku do përfshihej edhe kontrolli i Iranit për këto armë.

Sulmi i papritur bëri që të mbyllej çdo takim për këtë marrëveshje. Me pak fjalë, Iranit iu mohua e drejta për të marrë pjesë në një tryezë negociatash.
Kjo gjë, edhe pse në dukje tregon se Trump mbështet Izraelin…

Nga pikëpamja diplomatike, Trump tashmë është vënë në një pozitë të palakmueshme.
Në fushatë, Trump deklarohej kundër luftës (ashtu si janë konservatorët), dhe se ardhja e tij në pushtet do të ndalonte si luftën në Ukrainë, edhe në çdo vend tjetër (gjë që e kanë bërë të gjithë presidentët republikanë në Amerikë).
Por konflikti Izrael-Iran e nxjerr Trump “jashtë” premtimeve apo qëndrimeve të tij për sa i përket konflikteve me armë.
Ndaj Trump po tregohet i kujdesshëm në deklaratat e tij për këtë luftë.

Nëse në Gaza justifikohej me terrorizëm apo rrëmbime personash, me sulmin ndaj Iranit nuk ka motive të tilla.

Lufta Izrael-Iran do të tregojë rolin e Trump si lider i shuarjes së luftës apo konflikteve në botë.
Nga ana tjetër, do të nxjerrë në pah edhe shumë aleanca fluide të shumë vendeve që kanë me Amerikën – aleanca të cilat janë ndërtuar nga shumë liderë thjesht për interesa personale në mbajtjen e pushtetit të tyre.
Por do të ketë edhe aleatë momentalë, që nga frika apo nga pozitat jo të mira në pushtetin e tyre, mbështesin apo rreshtohen “qorrazi”. Ku një deklaratë e Trump nuk është gjithçka.

Trump gjatë gjithë kohës do të ketë deklarata e qëndrime të ndryshme. Këtu nuk përjashtohen as deklaratat momentale.
Kjo, pasi në situata të tilla, Presidenti ka si administratë, këshilltarë, por ka edhe atë që quhet Dhoma Ovale. Dhe vendimet dalin pikërisht nga kjo Dhomë Ovale.
Çdo deklarim apo qëndrim i dalë nga këtu është zyrtar dhe i pakthyeshëm për vetë SHBA-në.

Sot shumë vende po deklarohen për zgjidhjen e konfliktit me marrëveshje – pra me dialog dhe në mënyrë diplomatike.

Kjo e fut Trump në një pozitë komode për zgjidhjen e problemit.
Besoj se jo vetëm Trump, por edhe SHBA nuk mundet të mos e shfrytëzojnë këtë, për të marrë rolin kryesor dhe për të rritur reputacionin në mbarë botën.
Vetëm një takim urgjent i liderëve potencialë do të bëjë që ky konflikt të mbyllet.

Çdo zgjatje apo përshkallëzim i mëtejshëm, jo vetëm që do ta ndajë botën në mënyrë artificiale dhe të paqëndrueshme në deklaratat e tyre, por edhe mund ta çojë në Luftën e Tretë Botërore.
Ku në thelb, askush nuk e dëshiron dhe askush nuk del i fituar.
Kjo për vetë përmasat apo armët që do të përdoren pa kriter.

Në një luftë botërore nuk ka as marrëveshje e as kufizim armatimi.
Pra, ndodhemi në një moment delikat.
Dhe për ta parandaluar këtë “katastrofë” botërore, duhet vetëm dialog dhe shuarje e konfliktit – jo vetëm mes Izraelit dhe Iranit, por në të gjitha vendet që janë në konflikt.

Zoti e shpëtoftë njerëzimin nga luftërat.
Kujdes spiunët.

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *