Nga Redaksia
Prej më shumë se dy dekadash, Avokati Altin Goxhaj ka qenë në vijën e parë të një beteje të heshtur por të qëndrueshme: betejën për lirinë e mendimit, për të drejtën e fjalës së lirë dhe për dinjitetin e intelektualit që refuzon të heshtë përballë gënjeshtrave të mëdha të kohës sonë. Në një shoqëri ku shumë zëra bien nën peshën e rrymave të modës ideologjike dhe diktateve politike, ai ka zgjedhur rrugën më të vështirë — të thotë të vërtetën e vet, pa frikë, pa servilizëm dhe pa u fshehur pas llogarive anonime.
Në një epokë ku njerëzit flasin shumë e lexojnë pak, ku arroganca shitet si guxim dhe injoranca si bindje personale, është kthyer në normë që komentuesit e internetit — që nuk kanë ndërtuar asgjë veçse ndonjë status banal në Facebook — të përpiqen të hedhin baltë mbi një figurë që ka mbrojtur publikisht interesat e të pambrojturve, të censuruarve dhe të nënshtruarve.
Por avokati Goxhaj nuk i shmanget debatit. Ai nuk e mbyll derën për askënd që do të dialogojë. Por nuk hesht ndaj arrogancës së atyre që nuk kanë as dije, as kontribut, por vetëm një mendim të papjekur që e ofrojnë me tonin e padurimit të padijes.
Sepse në murin e tij, si në jetën e tij, fjala nuk është kurrë një llaf në erë — por armë dhe mburojë njëkohësisht. Dhe për ata që vijnë për të “mësuar arat” e shkelura çdo ditë nga një mal që s’ka pushuar së ngjitur, përgjigjja është e qartë dhe therëse.
Më poshtë, postimi i plotë i Avokatit Altin Goxhaj:
Mund të mos jesh dakort me mua dhe unë do luftoj që ti të kesh të drejtë ta thuash mejtimin tënd nëse dikush do të të censuronte në jetën tënde!
Por harroje që të vish në murin tim të thuash “ja ke fut kot”, “je jashtë realitetit”, “po gënjen” etj etj. dhe unë të mos të të jap përgjigjen e merituar.. sidomos kur nuk më ke votuar 🙂
Unë lodhem shumë prej dekadash që injorancën time për Dijen e Botës ta reduktoj me sa mundem pavarësisht se e di që sa më shumë të përpiqem të mësoj, në thelb aq më pak e di të vërtetën në oqeanin e madh të dijes plot me peshkaqen dhe orka të rrenave 🙂
Ndërsa këta që më tregojnë mua udhët e shkelura prej dekadash, e vetmja gjë që më kujtojnë është shprehjen që i tha Babait klyshi i sapo lindur që apo kishte mësuar të ecte dhe të fliste:
“Hajde baba të mësoj arat që ti i shkel çdo ditë që kur linde” 😃
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.