Nga Redaksia
14 qershori, i njohur si Dita e Flamurit Amerikan, këtë vit përkon me dy përvjetorë simbolikë: 250‑vjetorin e krijimit të Ushtrisë Amerikane dhe ditëlindjen e Presidentit Donald Trump. Por festimet po shoqërohen me zhvillime të tensionuara në terren, që po analizohen nga shumë si përgatitje për një operacion më të gjerë sigurie – në sfondin e trazirave politike që vijojnë në Shtetet e Bashkuara.
Çfarë po ndodh në terren:
Rreth 6.600 trupa të ushtrisë amerikane janë dislokuar në kryeqytetin Washington D.C., duke përfshirë njësi të këmbësorisë, trupat e Gardës Kombëtare dhe specialistë të mbrojtjes urbane.
150 automjete ushtarake, përfshirë mjete të blinduara dhe pajisje logjistike, janë vendosur përgjatë rrugëve kryesore që çojnë në Kapitol dhe Shtëpinë e Bardhë.
50 avionë dhe helikopterë luftarakë janë planifikuar për fluturime demonstrative mbi qytet, ndërsa në terren janë ngritur barriera sigurie të përforcuara dhe zona të ndaluara për civilët.
Kostoja e këtij evenimenti është vlerësuar ndërmjet $25–45 milionë, përfshirë edhe riparimin e infrastrukturës që do dëmtohet nga makineritë e rënda .
Siguria është jashtëzakonisht e rreptë: mbi 18 km gardhe mbrojtëse, barriera betoni, sensorë metalikë, drone dhe ndalime fluturimi pranë aeroportit Reagan .
Organizata të ekstremit të majtë dhe lëvizja Antifa kanë paralajmëruar protesta masive më 14 qershor, nën parullën “No Kings” (Jo Mbretër)”, një referencë e drejtpërdrejtë ndaj përqendrimit të pushtetit në një figurë si Trump.
Në mbi 1.500 qytete dhe qyteza në SHBA, janë shpallur tubime dhe marshime proteste, ku pritet të ketë përplasje me forcat e sigurisë.
Shumë kritikë të administratës Trump e konsiderojnë paradën si një “demonstrim force” që rrezikon të shkelë kufijtë kushtetues mes ushtrisë dhe politikës.
Përse përbën rrezik kjo parade?
Kjo është hera e parë që një mobilizim i tillë ushtarak përkon me një ngjarje politike kaq të ndjeshme, në një klimë të ndezur për shkak të përplasjeve të thella midis Shtëpisë së Bardhë dhe strukturave të thella të quajtura shpesh “Deep State”.
Prania masive e ushtrisë në një ambient civil si Washington D.C. është interpretuar si parandalim i një rebelimi të mundshëm, por edhe si provokim nga ana e kundërshtarëve politikë.
Media amerikane si Fox News dhe The Hill kanë raportuar për “skenarë të mundshëm të përplasjes”, ndërsa NBC News ka cituar burime të inteligjencës të cilat përmendin grupe të organizuara ekstremiste të armatosura që planifikojnë të ndërhyjnë gjatë ngjarjes.
PatriotikMedia.al do të vazhdojë të ndjekë situatën në Washington dhe protestat e paralajmëruara në SHBA. Do të sjellim informacion në kohë reale, analizë dhe pasojë. Qëndroni me ne për zhvillimet e ardhshme.
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.