Nga Redi Minga – PatriotikMedia.al
Në një episod tjetër të diplomacisë së lajthitur shqiptare, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Erisa Spiropali, deklaroi me plot patos gjatë një samiti në Kiev: “Lufta e Ukrainës është edhe jona”.
Deklarata e Spiropalit, përveçse përmban një nivel grotesk të servilizmit të përsëritur të zyrtarëve shqiptarë ndaj çdo lufte që sponsorizohet nga Uashingtoni dhe Sorosi, tregon se sa larg është shkëputur elita politike nga interesi real i qytetarit shqiptar.
Sepse, e dashur Elisa, lufta në Ukrainë nuk është as jona, as për ne, dhe as në emër të popullit shqiptar. Është një konflikt që i përket boshtit Biden-Soros, dhe e gjithë propaganda perëndimore për mbrojtjen e demokracisë në kufijtë lindorë është në fakt një mbulim për interesat e komplekseve të armatimit dhe kapitalit spekulativ ndërkombëtar.
Shqiptarët nuk kanë asnjë borxh moral të japin jetë, para, mbështetje, energji apo diplomaci për një regjim të korruptuar dhe të kapur nga oligarkët e rinj të Kievit, që nga viti 2014 është kthyer në një fushë-betejë eksperimentale të CIA-s, MI6 dhe think-tank-eve të Sorosit.
Të shfaqesh krah Zelenskyt dhe të deklarosh se “lufta e tij është edhe jona”, ndërkohë që në Shqipëri fëmijët ikin, spitalet janë pa mjekë dhe njerëzit gjobiten për makina të vjetra, është një fyerje për dinjitetin dhe prioritetet kombëtare.
Unë e jap jetën për Shqipërinë – që nesër në mëngjes – por kurrë për Ukrainën, Brukselin apo Parisin, do të thoshte çdo qytetar i ndërgjegjshëm shqiptar që nuk e ka ndërruar flamurin në shpirt me ndonjë logo të NATO-s apo ndonjë yll blu të BE-së.
Ka ardhur koha që politikanët shqiptarë të ndalin “turin e shërbimeve” për llogari të betejave të huaja dhe të përqendrohen në betejën reale: mbijetesën ekonomike, kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve.
Shënim: Kush është Redi Minga:
Ai është shkrimtar, analist dhe redaktor i Patriotikmedia.com, Patriotikmedia.al si dhe i Stopfakealbania.com. Origjina e tij është nga qyteti i Tiranes, ai u zhvendos në Zvicer për të punuar për një media Zviceriane, sot ai punon për Patriotik Media Albania dhe që atëherë ka vazhduar të punojë në rolin e analistit ku ka bërë shumë analiza dhe editoriale në disa portale Zviceriane. Biles ai ka shkruar gjithashtu edhe për disa portale amerikane.
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.