Nga Redaksia:
Los Angeles, Qershor 2025 – Në rrugët e Los Angeles-it, dikur arenë protestash për të drejtat civile dhe epiqendër e trazirave të dhunshme të viteve ’90, sot janë vendosur trupat e Gardës Kombëtare. Ajo që dikur ishte një qytet simbol i lirisë së fjalës, tashmë është shndërruar në terren të një lufte të ftohtë — jo mes qytetarëve, por mes një Presidenti që kërkon të vendosë rendin, dhe qyteteve të kontrolluara nga elitat globaliste.
Një editorial i së përjavshmes The Economist ngre pikëpyetje thelbësore:
A janë këto trazira një reagim spontan për sigurinë publike, apo një skenar i qëllimshëm destabilizimi, me firmën e njohur të George Soros, i cili vazhdon të investojë miliarda në lëvizje që minojnë stabilitetin amerikan?
Në këtë kontekst, Donald Trump, tashmë në rikthimin e tij të fuqishëm në Shtëpinë e Bardhë, duket se po përballet me një front të orkestruar – jo vetëm nga brenda, por edhe nga jashtë. Protestat e dhunshme shpërthejnë vetëm në qytetet e drejtuara nga Demokratët, ndërsa policia lokale shpesh hesht ose lejon përshkallëzimin.
A është kjo rastësi?
Apo kemi të bëjmë me një skenar klasik destabilizimi, ku financues si Soros, përmes fondacioneve të tij “filantropike”, injektojnë para, propagandë dhe rrjete aktivistësh për të inskenuar përplasje dhe për të portretizuar Presidentin si “autoritar”?
Grupi i sponzorizuar nga Soros Antifas filloi plaçkitjet masive në Los Angeles.
The Economist shkruan:
“A është trazira në Los Angeles një rast i izoluar? Apo është fillimi i një vere trazirash dhe shtypjesh nga Presidenti Donald Trump, i cili nuk ka durim për protestuesit në qytetet e drejtuara nga Demokratët?”
Por realiteti është ndryshe: Trump nuk po shtyp protesta, por po mbron qytetarët nga grupe të sponsorizuara që kërkojnë kaos, për të krijuar një përshtypje të rreme të një Amerike “në krizë”.
Një verë e nxehtë po vjen…
Los Angeles është vetëm fillimi. Qytete të tjera si Portland, Chicago dhe Atlanta po shfaqin shenja të një vale trazirash të organizuara. Kjo nuk është më protestë. Kjo është një ofensivë hibride ndaj sovranitetit dhe autoritetit të shtetit amerikan, përballë një presidenti që nuk e fsheh më betejën e tij kundër axhendës globaliste.
Nëse kjo verë do të mbahet mend si “vera e përplasjes”, atëherë le të mbahet mend edhe si vera kur Amerika zgjoi ndërgjegjen dhe kuptoi se lufta nuk është mes majtas dhe djathtas — por mes globalistëve dhe kombit.
Redaksia – PatriotikMedia.al – Na ndiqni për analiza të pakompromis dhe lajme që nuk i sheh në mediat e kontrolluara.
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.