Nga Redi Minga
Një skandal i rëndë ka ndodhur sot në stadiumin “Air Albania”, gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë. Policia shqiptare ka ndërhyrë brutalisht duke hequr nga tribunat flamurin e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – një akt i turpshëm dhe i pashpjegueshëm në një tokë shqiptare!
Në vend që të mbrojnë simbolin më të lavdishëm të rezistencës kombëtare kundër genocidit serb, oficerët shqiptarë të rendit janë kthyer në ekzekutorë të urdhrave politikë anti-kombëtarë. Kjo nuk është thjesht një ndërhyrje policore – është një goditje direkte ndaj identitetit tonë kombëtar, një akt servilizmi ndaj qarqeve ndërkombëtare që duan ta fshijnë historinë e lavdishme të Kosovës nga kujtesa shqiptare.
Ku ishin Tifozët Kuq e Zi?
Heshtja e tyre përballë këtij poshtërimi është një zhgënjim i madh. Ata që dikur ngrinin flamurin e kombit në çdo betejë sportive, sot u nënshtruan. A është ky fryti i infiltrimeve dhe presioneve që e kanë zbehur zërin e tifozërisë nacionaliste?
Një pyetje e thjeshtë:
Pse në tokën shqiptare ndalohet flamuri i UÇK-së? Kush ka frikë nga emri i Adem Jasharit? Kush e ndjen veten të kërcënuar nga simbolet e lirisë shqiptare?
Pamjet që kemi siguruar nga qytetarë të ndërgjegjshëm tregojnë qartë momentin kur flamuri i UÇK-së dhe nje djale i ri qe kishte veshur bluzen e UÇK-së hiqen me forcë nga stadiumi. Keto video publikohen së shpejti në PatriotikMedia.al – sepse të vërtetën nuk mund ta mbulojnë dot as uniformat dhe as heshtja e komanduar.
Ndiqni videon:
Kjo është Shqipëria e Edi Ramës!
Një Shqipëri ku heronjtë shpallen të padëshiruar, ku simboli i rezistencës quhet “provokim”, dhe ku policia zbaton agjenda që kanë më shumë lidhje me Beogradin sesa me Tiranën.
Por populli nuk harron. Flamuri i UÇK-së do të valojë sërish më fuqishëm se kurrë. Sepse liria nuk fshihet me urdhër. Dhe as kombi nuk përkulet para diktateve të huaja.
Ndiqni videon:
Shënim: Kush është Redi Minga:
Ai është shkrimtar, analist dhe redaktor i Patriotikmedia.com, Patriotikmedia.al si dhe i Stopfakealbania.com. Origjina e tij është nga qyteti i Tiranes, ai u zhvendos në Zvicer për të punuar për një media Zviceriane, sot ai punon për Patriotik Media Albania dhe që atëherë ka vazhduar të punojë në rolin e analistit ku ka bërë shumë analiza dhe editoriale në disa portale Zviceriane. Biles ai ka shkruar gjithashtu edhe për disa portale amerikane.
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.