Nga redaksia e PatriotikMedia.al
Përralla qesharake se Erion Veliaj është arrestuar për fajin e një “dëshmitari të rremë” me emrin Nesti Angoni është ndoshta një nga mashtrimet më të pështira mediatike që është përtypur si propagandë nga të gjitha kazanet në shërbim të Rilindjes. Por kush është ky “Nesti Angoni”? Një njeri që s’ekziston? Apo një emër për të fshehur një tjetër realitet?
E vërteta është shumë më e thellë dhe shumë më e rrezikshme për sistemin e instaluar nga Rilindja dhe padronët e saj globalistë. Emri i vërtetë që fshihet pas arrestimit të Erion Veliajt nuk është Nesti Angoni, por Edi Angoni Rama, mjeshtri i intrigave të brendshme, frikacak politik, dhe besnik absolut i George Sorosit.
Sepse në Shqipëri nuk ekziston drejtësi. Ekziston vetëm pazari i ditës dhe eliminimi i kundërshtarit të radhës. Në këtë rast, Erion Veliaj nuk ishte më aleat. Ishte rivali i ardhshëm, pasuesi që po e priste fronin, kryetari i padekretuar i PS-së. Dhe për këtë arsye, nuk duhej eliminuar për krimet që ka bërë, por për diçka që të mos cenonte boshtin e Rilindjes. Për… brekët e gruas së tij.
Rama dhe Veliaj: nga vëllazëria sorosiane te hakmarrja primitive
Të dy janë rritur nën sqetullën e Sorosit. Të dy janë ushqyer me grantet dhe agjendat e agjencive ndërkombëtare që e shikojnë Shqipërinë si një eksperiment social e ekonomik. Por rruga e tyre politike mori kahe të ndryshme kur Aleks Soros, djali i plakut globalist, nisi të shikonte Veliajn si “liderin e ardhshëm”. Edi Rama këtë nuk ia fali kurrë.
Një njeri që ka mbijetuar politikisht duke eleminuar Metën, Berishën, Bashën dhe të tjerë nuk do lejonte të përmbysej nga Lali Eri. Dhe kështu nisi operacioni mafioz për eliminimin e tij politik.
Por Rama nuk guxoi ta godiste për çështjet e rënda:
Jo për shembjen e Teatrit Kombëtar, ku brenda ndodheshin aktorë që mund të kishin humbur jetën.
Jo për skandalin e landfillit, që përmbyti Shqipërinë në plehra dhe në para të pista.
Jo për vdekjen e Ardit Gjoklajt, një adoleshent që punonte ilegalisht për bukën e gojës.
Jo për shkatërrimin e pronave private dhe legalizimin e klientelizmit mafioz në Tiranë.
Jo. Ai e zgjodhi diçka më të lehtë: brekët dhe fustanet e shtrenjtë të bashkëshortes së Veliajt, Arjola Xoxes. Pse? Sepse ishte metoda më e sigurt për ta goditur pa bërë dëm vetes. Pa e implikuar veten në krimet që ndan me të.
Altin Dumani – ushtari i bindur i Sorosit
Në këtë farsë, SPAK-u nuk ishte instrument drejtësie, por vegël politike. Altin Dumani, i dekoruar nga ambasadat dhe i kthyer në figurë publike nga media e kontrolluar, ishte thjesht ekzekutori i urdhrit nga lart. Urdhrit që erdhi nga Rama, por që u stampua me logon e Sorosit.
Drejtësia nuk e preku Veliajn për asnjë nga krimet e tij të mëdha. Vetëm kur u bë rrezik për strukturën e PS-së, përballë ambicies së tij për të marrë partinë, atëherë SPAK-u u kujtua për faturat e butikut dhe shpenzimet familjare.
Kjo nuk është drejtësi. Kjo është një mafie politike e drejtuar nga globalistët dhe e zbatuar nga shërbëtorët vendas.
Rama si mjeshtër i goditjes pas shpine
Edi Rama nuk është një burrë që përballet me kundërshtarët. Ai i likuidon ata me të qeshura, me buzëqeshje, me ironi. E nisi me Fatos Nanon. E bëri me Ilir Metën. E vazhdoi me Lulzim Bashën. E përfundoi me Sali Berishën. Dhe tani i erdhi radha Erion Veliajt.
Por nëse dikush mendon se kjo ishte betejë për drejtësinë, gabon rëndë. Kjo ishte një hakmarrje brenda sektit të Sorosit në Shqipëri, një eliminim i pasardhësit të mundshëm për të ruajtur karrigen me çdo kusht.
Dhe në fund, Rama as nuk guxoi të dalë hapur. Ai përdori “Nesti Angonin” si një dublant. Por pas këtij emri fshihet Edi Angoni Rama, i cili sot e shikon veten të pathyeshëm – por që po e gërryen sistemin nga brenda.
A është ky fundi i Veliajt? Apo fillimi i fundit për Ramën?
Veliaj u eliminua politikisht, por nuk është i vetmi. Çdo bashkëpunëtor i Edi Ramës duhet ta kuptojë këtë: në momentin që bëhesh i padobishëm, do të eliminohesh. Nuk ka miq në Rilindje. Ka vetëm të përdorur dhe të hedhur tutje.
Ndërsa shqiptarët duhet të kuptojnë më në fund: ky nuk është një shtet. Kjo është një organizatë mafioze e menaxhuar nga interesa të huaja dhe me një njeri të vetëm në krye, që mbijeton duke sakrifikuar të tijtë.
Veliaj nuk u dënua nga drejtësia. U dënua nga frika e Ramës. Dhe nesër, ndoshta do jetë vetë Rama viktimë e sistemit që ndërtoi.
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.