19 Jun 2025, Thu

BE: Gjithçka gati për Apokalipsin që po vjen?

Duhet të jetë dikush në Bruksel që i pëlqen ti bëj këto idiotësira.

Gjatë Covid-it, ata kishin kërkuar të plotësonin një formular të vogël për të kujtuar se si të laheshin duart: këshillë kjo, që qeveria Rama e vuri menjëherë në zbatim duke i detyruar të gjithë dyqanxhinjtë, pronarët e restoranteve dhe tregtarët të ngjisnin nëpër banjot publike parrullat e Covid-19.

Menjëherë pas sulmit rus mbi Ukraine, Komisioni Europian hartoi një listë me dhjetë vepra të mira për të “Bëj pjesën time” (ky ishte emri i projektit, betohem) “Si të kursejmë para, si të zvogëlojmë varësinë nga energjia ruse (ajo energji që për vite me radhë Europa e kishte blerë nga rusët me çmime absolutisht të përshtatshme, si rezultat i kontratave afatgjata të nënshkruara), të mbështesim Ukrainën dhe të shpëtojmë Planetin”.

Dhe për të kryer revolucionin rekomandohej: të ecnit në këmbë ose me biçikletë dhe të mos merrnit makinën, të ulnit ngrohjen dhe të përdornim më pak kondicionerin; rregulloni parametrat e bojlerit, ulni shpejtësinë në autostradë, përdorni transportin publik dhe trenin, kjo ishte teoria e BE-së.

Pasi paralajmëroi për riarmatim të menjëhershem, Bashkimi Evropian ka ndërmarrë disa veprime për të “forcuar përgatitjen dhe gatishmërinë civile dhe ushtarake në Evropë”. Pak a shumë si të thuash: pas të gjitha atyre armëve që blejnë, duket sikur pa gjenden në një luftë…

Pra, Komisioni Evropian po përqendrohet tek masat civile dhe ka hartuar një dokument tjetër, e cila quhet «Strategjia e Bashkimit Evropian për Gatishmëri», e cila parashikon tridhjetë veprime kyçe për t’u përballur me emergjencat, si luftërat, kataklizmat, pandemitë, apokalipset etj. Ky manual i detajuar se si të mbrohemi nga fatkeqësitë globale u shkrua nën mbikëqyrjen e Komisionerit të BE-së për Menaxhimin e Krizave (po, ne Shqiperi e kemi këtë komision) me qëllim mbështetjen e «Shteteve Anëtare për përgatitjen e asaj që Europianët e quajnë, çantë qëndrueshmërie, në mënyrë që të gjithë qytetarët të jenë gati të rezistojnë dhe të jenë strategjikisht autonomë për të paktën 72 orë».

Për ata që nuk kanë qenë në ushtri ose stërvitje ushtarake, kjo çantë eshte më pak e strukturuar se ekskursionet shkollore. “Ne cantën e rezistencës” nuk duhet te mungojë uji, ilaçet, një elektrik dore, dokumentet e identitetit, shkrepëset, ushqimi.

Sikur të mos mjaftonte kjo pajisje, Komisioni – gjithmonë me qëllimin për të siguruar që të mos jemi të papërgatitur, ka propozuar gjithashtu të organizojë një “ditë kombëtare përgatitjeje”.Te përgatitemi por për çfarë?

/Patriotikmedia.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *