PatriotikMedia.al është një portal informativ dhe patriotik, i ndërtuar mbi bindjen se e vërteta e qytetarëve duhet të thuhet dhe të dëgjohet pa frikë dhe pa kompromis. Në një realitet ku shpesh zërat e ndershëm heshtin dhe nacionalizmi kombëtar po zbehet, ne jemi këtu për të rikthyer krenarinë dhe vetëdijen shqiptare.
Slogani ynë përfaqëson filozofinë tonë të punës:
“Nuk bëhesh gazetar për t’u pasuruar, por për t’i shërbyer kombit.”
Ne nuk jemi një media e zakonshme – jemi një lëvizje, një thirrje për të gjithë shqiptarët që ndihen të zhgënjyer, të padëgjuar apo të harruar. PatriotikMedia.al u jep zë të gjithëve që kanë një të vërtetë për të thënë dhe një mesazh për të përcjellë.
Bashkohu me ne! Sepse vetëm së bashku mund të rikthejmë frymën e vërtetë kombëtare dhe ta bëjmë Shqipërinë zërin e vet, jo jehonën e të tjerëve.
