19 Jun 2025, Thu

Porsa zgjohet në mëngjes, Trampi pyet: “Mos m’i ka ngucë dikush shqiptarët”?!

Nga Kim Mehmeti

Serbia është prodhuese e madhe e armëve dhe si e tillë ajo i forcon aftësitë vetëmbrojtëse dhe i shet armë edh Rusisë ehe Ukrainës, edhe Izraelit edhe Iranit.

Pra kujtdo që ka vullnet të luftojë, por i mungojnë armë, me çka atë njësoj e vlerësojnë edhe vendet Perëndimore edhe ato të Lindjes.

“Shqipëritë” tona prodhojnë inferioritet dhe paqedashje, andaj nga stadiumet i largojnë simbolet e krenarisë sonë kombëtare, siç është ai i UÇK-së, i ndalojmë këngët patriotike dhe shesin kozmopolitizëm.

Edhe atë nuk ia shesim çdo kujt, por vetëm Perëndimit që do na mbrojë nga gjitha rreziqet, por vetëm nëse do arrijmë lartësitë kozmopolite sa – për të mos i irrituar serbët – të mos tregojmë zëshëm se jemi shqiptarë!

Po pra, duke qenë se bukën dhe mbrojtën i kem të garantuar nga perëndimorët, duke qenë se për armë nuk kemi nevojë ne, por ata që do na mbrojnë, opozita e Kosovës merret me ‘armikun’ më të madh të vendit – Kryeministrin e saj në detyrë, e Piktorit i qëndron besnik mendësisë ‘bulashe’ dhe e jeton gëzimin e dasmave të dhëndurrve të vonuar.

Serbia pra prodhon armë dhe pajisje ushtarake dhe atë ua shet të gjithëve që paguajnë mirë dhe që nuk tregojnë ku e kanë blerë, me çka i rritë aftësitë e veta mbrojtëse dhe e shton respektin e te gjithëve ndaj saj.

E ne prodhojmë ‘mirësi’ ngaqë e dimë se do na mbrojë Amerika dhe se Trampi, porsa zgjohet në mëngjes, pyetjen e parë që shtron është: “Mos m’i ka nguc dikush shqiptarët?”

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *