19 Jun 2025, Thu

Elon Musk shpërthen tek Joe Rogan: “Soros është një haker i sistemit – Ka krijuar mijëra OJQ për të manipuluar politikanët!”

Analizë ekskluzive mbi intervistën e bujshme të Elon Musk tek Joe Rogan

Në një intervistë të fundit në emisionin e Joe Rogan, miliarderi i njohur dhe themeluesi i SpaceX, Elon Musk, ka bërë deklarata tronditëse për miliarderin globalist George Soros dhe rrjetin e OJQ-ve që, sipas tij, përdoren për të manipuluar politikat dhe qeveritë në mbarë botën.

Intervista e Elon Musk:

“Është një mashtrim gjigant… ndoshta mashtrimi më i madh ndonjëherë,” – u shpreh Musk me tone të ashpra.

Ai shtoi se numri total i OJQ-ve në botë është ndoshta me miliona, por ato që kanë ndikim real janë dhjetëra mijëra organizata të mëdha, të cilat, sipas tij, janë ngritur me qëllim për të infiltruar dhe kontrolluar vendimmarrjen politike.

“Në fakt, është një ‘hack’ i sistemit. Dikush mund të krijojë një OJQ me shumë pak para… George Soros është shumë i mirë në këtë, jashtëzakonisht i mirë. Ai është si një haker i sistemit – ka zbuluar si të manipulojë sistemin,” – deklaroi Musk.

Sipas tij, Soros ka zbuluar se si një shumë modeste – p.sh. 10 milionë dollarë – mund të përdoret për të krijuar një OJQ, e cila më pas përdoret për të lobuar tek politikanët, të cilët në mënyrë ironike i kthejnë më pas miliarda dollarë nga fondet publike asaj OJQ-je, duke krijuar kështu një strukturë të qëndrueshme influence.

“Ata i japin një emër të bukur, si ‘Instituti për Paqe’ apo diçka e ngjashme, por në realitet janë makina korrupsioni,” – theksoi Musk.

Edhe më shqetësues është fakti se, sipas tij, nuk ka asnjë kërkesë reale për transparencë mbi mënyrën sesi këto OJQ shpenzojnë fondet që marrin nga shtetet.

“Çfarë kërkesash kanë për këto para? Në thelb… asnjë. Vetëm marrin grante, dhe qeveria supozon që po bëjnë punë të mirë. Por unë besoj se shumë njerëz në qeveri e dinë që nuk po bëjnë punë të mirë.”

Kjo intervistë vjen në një kohë kur figura si George Soros janë bërë qendra e kritikave nga qeveritë konservatore dhe mediat alternative në mbarë botën. Musk, duke folur hapur, theksoi se ky sistem i OJQ-ve të financuara nga taksapaguesit, por të kontrolluara nga axhenda të errëta private, përbën një nga rreziqet më të mëdha për demokracinë dhe sovranitetin kombëtar.

PatriotikMedia.al do të vijojë ndjekjen e kësaj teme të nxehtë dhe do të sjellë për lexuesit shqiptarë analiza dhe përkthime të detajuara të intervistave dhe dokumenteve që ekspozojnë rrjetet e manipulimit ndërkombëtar. Kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *