19 Jun 2025, Thu

Sali Berisha dhe Edi Rama: Dy krahë të së njëjtës medalje Sorosiane …

Nga: Redi Minga

Ndërsa populli shqiptar vijon të zvarritet mes varfërisë, mashtrimit dhe një tranzicioni pa fund, elita politike që prej vitit 1991 ka luajtur një lojë djallëzore mbi shpinën e tij – gjithmonë në shërbim të padronëve të huaj, veçanërisht atyre të klanit Sorosian. Në këtë teatër politik të pështirë, Edi Rama dhe Sali Berisha, edhe pse në skenë duken si kundërshtarë të ashpër, në prapaskenë janë thjesht dy shërbëtorë të të njëjtit sistem: sistemit globalist, antikombëtar dhe anti-palestinez.

Berisha: Nën maskën e konservatorit, një shërbëtor i axhendës Sorosiane

Deklaratat e fundit të Sali Berishës, ku ai parashikon “fundin e diktaturës së ajatollahëve iranianë” dhe e sheh Iranin si një kërcënim që duhet eliminuar, nuk janë deklarata të rastësishme. Ato vijnë në një moment kur regjimi izraelit ka realizuar masakrën më të madhe ndaj popullit të pafajshëm palestinez, duke vrarë gra, fëmijë dhe pleq nën sy të botës. Dhe pikërisht këtu Berisha ekspozon veten.

I njëjti Berishë që dikur u shpall “non grata” nga SHBA për korrupsion, tani përpiqet të rikthehet në skenë përmes nacionalizmit të rremë dhe deklaratave anti-iraniane, të cilat përputhen plotësisht me linjën e politikës izraelite dhe neokonservatore amerikane. Po kujt i shërben kjo retorikë? Jo Shqipërisë, por Izraelit dhe mbështetësve të Sorosit në Perëndim, që kërkojnë të përçajnë Lindjen e Mesme, të asgjësojnë çdo regjim jo-nënshtrues, dhe të kontrollojnë vendet e vogla përmes garniturave kukulla si Berisha dhe Rama.

Rama: Strategu i Sorosit në Ballkan

Nuk është rastësi që pak vite më parë, Edi Rama dëboi ambasadën iraniane nga Shqipëria, në një akt demonstrativ që u përshëndet nga diplomacia izraelite dhe strukturat e NATO-s. Ky ishte një gjest i qartë i nënshtrimit total ndaj axhendës izraelite dhe Sorosit. Më pas, Shqipëria u kthye në bazë operacionale për grupin opozitar iranian MEK, një sekt i financuar nga Izraeli dhe qendrat neokonservatore në Uashington.

Edi Rama është më shumë se një politikan – ai është një misionar i axhendës Sorosiane në Ballkan, një promotor i anti-identitetit, i “Open Balkan”-it, i çrrënjosjes së vlerave tradicionale dhe i zhdukjes së çdo strukture kombëtare që mund të përfaqësojë interesat e shqiptarëve.

34 vite tradhti: Dy maska, një fytyrë – Sorosi

Të dy, Rama dhe Berisha, kanë 34 vite që bëjnë sikur luftojnë njëri-tjetrin, ndërkohë që ruajnë të njëjtin sistem oligarkik. Rama ruan bandat dhe oligarkët e tij, ndërsa Berisha ruan klyshet politike të viteve ’90, që janë akoma në sistem si ministra, deputetë dhe drejtorë.

Berisha, “qeni plak” siç e thërret populli, nuk lufton për popullin, por për të shpëtuar kokën e vet dhe pasurinë e familjes së tij politike. Kjo u pa qartë edhe në zgjedhjet e 11 majit, ku ai u tërhoq për të mos lëkundur sistemin. U tërhoq për të ruajtur “balancën” që i leverdis vetëm Sorosit dhe të huajve.

A është kjo klasë politike e besueshme?

Kjo është pyetja që duhet të bëjë çdo shqiptar. A mund të besohet një klasë politike që i puth këmbët Izraelit në kohën kur ky i fundit shfaros civilë në Gaza? A mund t’i besohet një opozite që shan Sorosin nëpër mitingje, por nuk guxon kurrë ta prekë me ligj ndikimin e fondacioneve të tij në sistemin e drejtësisë, arsimit dhe mediave shqiptare?

Patriotët e vërtetë nuk gënjehen më. Rama dhe Berisha janë dy anë të së njëjtës medalje të kalbur. Vetëm një lëvizje e re, e pastër nga globalizmi dhe e frymëzuar nga liria kombëtare, mund të çlirojë Shqipërinë.

Shënim: Kush është Redi Minga

Ai është shkrimtar, analist dhe redaktor i Patriotikmedia.com, Patriotikmedia.al si dhe i Stopfakealbania.com. Origjina e tij është nga qyteti i Tiranes, ai u zhvendos në Zvicer për të punuar për një media Zviceriane, sot ai punon për Patriotik Media Albania dhe që atëherë ka vazhduar të punojë në rolin e analistit ku ka bërë shumë analiza dhe editoriale në disa portale Zviceriane. Biles ai ka shkruar gjithashtu edhe për disa portale amerikane.

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *