19 Jun 2025, Thu

Grushti i Gjyqësorit të Majtë dhe Heshtja e Frikshme e Trump: A po Legjitimohet Puçi Kundër Vullnetit Popullor?

Nga Redaksia

Amerika e vitit 2025 nuk po përjeton vetëm pasojat e një beteje politike mes së djathtës dhe së majtës – ajo ndodhet në mes të një grushti institucional të orkestruar nga e majta globale përmes sistemit gjyqësor të kapur. Pas fitores së Presidentit Trump në zgjedhjet e vitit 2024, që solli në Shtëpinë e Bardhë një mandat të dytë të mbështetur nga mbi 77 milionë amerikanë patriotë, elitat globaliste nuk kanë humbur kohë për të sabotuar çdo hap të kësaj administrate.

Por ajo që është edhe më shqetësuese sesa vetë grushti gjyqësor, është mungesa e një kundërpërgjigjeje serioze nga vetë administrata Trump. Në vend që të përballet me këtë strukturë të kalbur dhe të politizuar të drejtësisë që po bllokon dekret pas dekreti, urdhër pas urdhri, Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur rrugën e nënshtrimit dhe konformizmit.

Kjo u bë më se e qartë në konferencën për shtyp të së enjtes, kur redaktorja e The Federalist, Mollie Hemingway, sfidoi sekretaren për shtyp të Trump-it, Karoline Leavitt, me një pyetje kyçe:
“A ka ndonjë përpjekje reale për të ndalur gjyqtarët rebelë që po sabotojnë agjendën e presidentit, apo do ta lini këtë cirk të vazhdojë deri sa presidenca të ketë kaluar?”

Përgjigjja ishte një zhgënjim i thellë: do respektojmë vendimet e gjykatave, do luftojmë rast pas rasti, dhe do shpresojmë të fitojmë “në bazë të meritës”.

Pra, ndryshe nga pritshmëritë e miliona votuesve, që presin një president luftarak dhe të palëkundur ndaj shtetit paralel, kemi një administratë që ende mendon se kjo betejë është “procedurale” dhe jo ekzistenciale.

Ndërkohë, gjyqtarët e shkallëve të ulëta – të mbështetur nga lobet e Sorosit, nga klikat universitare, dhe nga media e korruptuar – po përdorin urdhra të përkohshëm dhe ndërhyrje agresive për të paralizuar ekzekutivin, duke krijuar precedentë të rrezikshëm që e shkatërrojnë rendin kushtetues të Republikës.

Është momenti të themi qartë:

Kjo nuk është më drejtësi. Është grusht shteti me mjetet e gjyqësorit.

Etërit themelues e menduan gjyqësorin si pushtetin më të dobët – por ata nuk parashikuan që gjyqësori do të shndërrohej në armën më të fortë të globalizmit, për të zhbërë çdo vendim demokratik që nuk i shkon për shtat axhendës së tyre.

Refuzimi i Gjykatës së Lartë për të ndalur këtë puç vetëm e përforcon mesazhin: nuk ka më institucione të paanshme në SHBA. Dhe përballë kësaj, nëse edhe vetë Presidenti Trump zgjedh të “respektojë vendimet” e këtij sistemi të kalbur, atëherë lufta është e humbur para se të fillojë.

Amerika nuk ka më luksin e konformizmit. Republikanët nuk mund të jenë më “opozita që ankohet në kamera” ndërsa vendi digjet. Duhet të ketë një reagim të prerë ndaj gjyqësorit rebel. Nëse një pjesë e sistemit ka vendosur të mos e respektojë Kushtetutën, atëherë presidenti duhet ta mbrojë Kushtetutën, edhe nëse kjo do të thotë të sfidojë çdo vendim të paligjshëm gjyqësor.

E ardhmja e Republikës është në fije të perit. Dhe historia nuk do t’i falë ata që në emër të korrektesës institucionale, legjitimuan përmbysjen e vullnetit të popullit.

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *