Nga Redaksia:
Ndërsa bota po përgatitet për sfidat e dekadës së ardhshme sipas parimeve të Great Reset 2030, politikat e qeverisë shqiptare duket se po i japin drejtim vendit drejt një transformimi ekonomik dhe financiar që shumë ekspertë e konsiderojnë shqetësues.
Një nga treguesit më të dukshëm është hyrja e investitorëve të huaj në sektorin bankar dhe financiar. Jet Bank, banka digjitale e themeluar nga britaniku me shtetësi izraelite Idan Avishai, ka përfunduar së fundmi procesin e licencimit nga Banka e Shqipërisë dhe do të operojë me kapacitete të plota në vend.
Më poshtë mund të lexoni:
Kush është Idan Avishai dhe pronësia e bankës
- Banka zotërohet 100% nga kompania e huaj Jet Holdings B.V., me bazë në Holandë/Amsterdam.
- Pronari kryesor, Idan Avishai, është investitor britanik-izraelit me portofol të konsiderueshëm në banka dhe fintech.
- Drejtuesja ekzekutive e bankës është Fatbardha Rino, një profesioniste me përvojë në sektorin financiar.
Ky zhvillim tregon qartë se financat shqiptare po kalojnë gradualisht nën kontrollin e investitorëve të huaj, një element kyç i skemës globale të “Great Reset 2030”, që promovon digjitalizimin, privatizimin dhe integrimin e ekonomive kombëtare në rrjetet ndërkombëtare financiare.
Hapat drejt transformimit digjital dhe kontrollit të huaj
- Jet Bank do të hyjë në një fazë testimi paraprak, gjatë së cilës një grup i përzgjedhur përdoruesish do të njohë shërbimet e bankës.
- Bazuar në feedback-un e klientëve, banka do të përcaktojë momentin e lançimit të plotë, duke ofruar një përvojë bankare tërësisht digjitale, bazuar në parimet e thjeshtësisë, shpejtësisë dhe transparencës.
Ekspertët paralajmërojnë se politika e gradualizimit të kontrollit mbi sektorët kryesorë ekonomikë dhe financiarë mund të bëjë që Shqipëria të humbasë një pjesë të pavarësisë së saj ekonomike, duke u integruar më shumë në rrjetet globale që diktojnë drejtimet e dekadës 2030.
Më poshtë mund të lexoni:
Ndërsa qeveria Rama promovon transformime digjitale dhe investime të huaja si një mundësi zhvillimi, shumë analistë paralajmërojnë se çdo hap duhet monitoruar me kujdes, pasi vendi po futet ngadalë në skemën globale të Great Reset, ku kontrolli mbi financat, teknologjinë dhe burimet kryesore mund të zhvendoset jashtë vendit.
