Nga Redi Minga
Në një kohë kur lufta mes nacionalizmit konservator dhe globalizmit liberal është intensifikuar në të gjithë botën, një lajm nga SHBA ka tërhequr vëmendjen e analistëve të pavarur dhe të atyre që lexojnë përtej titujve “rozë”: Alex Soros, djali i miliarderit George Soros dhe pasuesi i perandorisë së tij “filantropike”, është gati të kurorëzojë martesën me Huma Abedin, ish-këshilltare e ngushtë e Hillary Clinton dhe figurë kyçe në kampin demokrat.
Çfarë ka të jashtëzakonshme kjo martesë? Data. 14 qershori.
Një ditë që për miliona amerikanë lidhet me lindjen e Donald J. Trump, presidentit që i shpalli luftë të hapur George Sorosit dhe gjithë aparatit të tij “non-profit” që vepron nën petkun e demokracisë, por që për shumëkënd është simbol i manipulimit politik, axhendave LGBT, rrëzimit të vlerave tradicionale dhe financimit të protestave të dhunshme.
Çfarë përfaqëson kjo martesë?
Një aleancë të qartë mes dy klaneve të fuqishme të së majtës globale:
– Familjes Soros, e cila ka financuar lëvizje “pro-demokraci” nga Ballkani në Amerikën Latine, por që në thelb ka prodhuar destabilitet, migracion masiv dhe ndarje sociale;
– dhe figurave kyçe të kampit Clinton–Obama, të cilët për dekada kanë udhëhequr agjendat globaliste të SHBA-së jashtë vendit dhe kanë goditur gjithçka tradicionale brenda vetë Amerikës.
Huma Abedin nuk është një figurë e rastësishme. Ajo ka qenë për më shumë se 20 vjet pranë Hillary Clinton, duke u shndërruar në një ndër personazhet më me influencë në sfondin e politikës së jashtme amerikane. Në të kaluarën, ka qenë objekt hetimesh për lidhjet e mundshme me organizata islamike dhe për mënyrën se si e ka përdorur Clinton aparatin shtetëror për interesa personale dhe ideologjike.
Nga ana tjetër, Alex Soros – i cili tashmë drejton Open Society Foundations – ka marrë përsipër misionin e babait të tij: financimin e axhendave të majta në të gjithë globin, përfshirë edhe Shqipërinë, ku Soros-i ka mbështetur reformën në drejtësi, strukturat e reja të SPAK-ut dhe fushata të shumta që kanë përkrahur qeverisjen e Edi Ramës dhe modelin e “stabilitetit me çdo çmim”.
Por pse pikërisht 14 qershori?
A është kjo thjesht një datë e lirë në kalendarin e një çifti të zënë? Apo është një sinjal politik i koduar, një “tallje” simbolike me kampin Trumpist, pikërisht në një moment kur Trump po përgatitet për një rikthim të fuqishëm në Shtëpinë e Bardhë dhe e ka shpallur George Sorosin “armikun numër një të Amerikës”?
Në kulturën elitare, simbolet kanë rëndësi të jashtëzakonshme. Ata që sundojnë në prapaskenë, rrallëherë veprojnë rastësisht. Data, vendndodhja, pjesëmarrësit dhe çdo detaj përcjell një mesazh të koduar për ata që dinë të lexojnë.
Duke zgjedhur ditëlindjen e Trump për të bashkuar dy figura të rëndësishme të axhendës globale, elita jep një sinjal:
“Ne jemi ende këtu. Jemi të bashkuar. Dhe nuk kemi frikë nga rikthimi yt.”
Më poshtë mund të lexoni:
Reagimet e para
Në rrjetet sociale, përdorues të shumtë e kanë konsideruar këtë si një “provokim të qëllimshëm”, një “martesë politike” që simbolizon aleancën mes Sorosëve dhe kampit Clinton. Analistët konservatorë kanë shpërndarë lajmin me shprehje të tilla si:
“Satana feston më 14 qershor.”
“Nuk është dashuri, është mesazh.”
Ndërkohë, mediat kryesore – të lidhura gjerësisht me strukturat që mbështesin këtë lloj “bashkimi” – e kanë paraqitur ngjarjen si një “histori dashurie të bukur” midis dy figurave që “kanë gjetur njëri-tjetrin në kohë të vështira”.
Por për ata që shohin përtej fasadës, është e qartë:
Ky nuk është thjesht një event privat.
Kjo është një deklaratë publike.
Për të gjithë ata që nuk e pranojnë “normalitetin e ri” të elitave globale, kjo martesë është një tjetër sinjal për t’u zgjuar nga gjumi dhe për të zgjedhur anën që do të mbajnë.
Shënim: Kush është Redi Minga
Ai është shkrimtar, analist dhe redaktor i Patriotikmedia.com, Patriotikmedia.al si dhe i Stopfakealbania.com. Origjina e tij është nga qyteti i Tiranes, ai u zhvendos në Zvicer për të punuar për një media Zviceriane, sot ai punon për Patriotik Media Albania dhe që atëherë ka vazhduar të punojë në rolin e analistit ku ka bërë shumë analiza dhe editoriale në disa portale Zviceriane. Biles ai ka shkruar gjithashtu edhe për disa portale amerikane.
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.