Nga Redaksia:
Kur Presidenti Donald Trump ju bëri thirrje të gjitha vendeve të bashkoheshin për të parandaluar kërcënimet në Ngushticën e Hormuzit, shumica i kthyen shpinën. Sot, kur pasojat janë evidente dhe rreziku global i naftës dhe tregtisë ndërkombëtare po bëhet real, këto të njëjta vende dalin e qahen në media si “cupelina”, duke kërkuar zgjidhje të ngutshme.
Një grup vendesh, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku dënojnë ashpër veprimet e Iranit në Gjirin Persik.
Në këtë deklaratë, këto shtete akuzojnë Iranin për:
- Sulme ndaj anijeve tregtare dhe infrastrukturës civile
- “Mbyllje de facto” të Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë
- Vendosje minash detare dhe sulme me dronë dhe raketa
Deklarata riafirmon gjithashtu se liria e lundrimit, sipas Konventës së OKB-së mbi Ligjin e Detit, është e paprekshme dhe duhet garantuar.
Shtetet nënshkruese shprehen të gatshme të mbështesin çdo përpjekje për sigurimin e kalimit të sigurt të anijeve nëpër ngushticë, duke mirëpritur edhe vendimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë për lirimin e rezervave strategjike të naftës, me qëllim stabilizimin e tregjeve globale të energjisë.
Por mes tyre mungoi një zë i vendosur kur Trump paralajmëroi rrezikun, dhe sot po përpiqen të riparojnë dështimin e tyre, duke treguar se kur nuk ka unitet dhe vendosmëri, pasojat janë të padiskutueshme.
