OPINION: 120 mijë shqiptarë si mblodhi Partia në sheshin “Skënderbej” – Besimtarë apo servilë të pushtetit?

Nga Redi Minga:

Pa asnjë thirrje nga partitë politike, rreth 120 mijë shqiptarë u grumbulluan për të falur namazin në sheshin “Skënderbej”, një ngjarje që tërhoqi vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

Por pas këtij tubimi lind pyetja: a janë këta shqiptarë thjesht besimtarë të devotshëm, apo servilë të qeverisë?

Në një kohë kur fjala e Zotit është urdhër për besimtarët, pse këta të njëjtë nuk dalin të protestojnë për 100 arsye që qeveria aktuale po ju bën shqiptarëve?
Dy shpjegime mund të merren parasysh: ose janë të pasur e indiferentë, ose janë të kapur nga pushteti.

Në vend që të dilnin për të protestuar kundra korrupsionit, çmimet e lartadrejtësinë e kapurtaksat e rënduara, nafta e rritur dhe kundra policise që i sherben qeverisë dhe jo qytetarëve, apo politikat e dëmshme të qeverisë, këta shqiptarë mblidhen vetëm kur ju thërret dita e Zotit.

A është për ju Zot edhe familja edhe fëmijët se kjo qeveria ju helmoi me gaz lotsjellës, ju arrestoi kur faleshit në xhami, por kjo duket se nuk ju ka lëkundur ose nga frika ose nga servilizmi. Një ditë në shesh për të përballuar me një anti-shqiptar si Edi Rama ju duket e pamundur, ndërsa për Ramazan ju mblidheni a thua se nuk keni halle si popull.

Nëse jeni të helmuar nga propaganda e disa hoxhallarëve që jetojnë në lluks dhe që bashkëpunojnë me qeverinë anti-shqiptare, harram e paci!

Zoti thotë se familja është e shenjtë, por mesa duket për disa familja është bërë thjesht paraja dhe servilizmi.

Pra, shqiptarë besimtarë! Ngrihuni ashtu sic ngriheni me urdhërin e Zotit, sepse Shqipëria është në rrezik, dhe se besimi nuk duhet të shfrytëzohet vetëm për festa fetare, por edhe për të mbrojtur nderin dhe të drejtën tuaj si komb.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *