19 Jun 2025, Thu

George Soros – Arkitekti i Shkatërrimit të Shqipërisë me Tradhtarët Shqiptarë …

Nga Redi Minga:

Shqipëria është sot një vend i rrënuar ekonomikisht, i shkatërruar moralisht dhe i zhveshur nga çdo element sovraniteti. Por kjo nuk ndodhi rastësisht. Kjo ishte një strategji e organizuar, me autor ideologjik të padiskutueshëm: George Soros. Nën petkun e “filantropit” dhe “mbrojtësit të shoqërisë së hapur”, ky personazh orkestroi rrënimin sistematik të shtetit shqiptar – me ndihmën e injorantëve dhe tradhtarëve të politikës vendase.

Historia e tranzicionit shqiptar është një histori e dhimbshme mashtrimi, grabitjeje dhe shkatërrimi të organizuar. Në qendër të kësaj skeme shkatërruese qëndron një emër i vetëm: George Soros. Njeriu që, nën maskën e shoqërisë së hapur, projektoi mbylljen e çdo fabrike, të çdo burimi ekonomik, të çdo vlere kombëtare shqiptare.

  1. Soros dhe Berisha: Fillimi i Skemës së Shkatërrimit

I sapoardhur në pushtet pas rënies së regjimit komunist, Sali Berisha takoi George Sorosin, që i premtroi një Shqipëri të fuqishme ekonomikisht. Por në realitet, ky ishte fillimi i fundi: Sorosi e instruktoi Berishën të shkatërronte uzinat dhe fabrikat, me arsyetimin se ishin të vjetra dhe se Shqipëria nuk kishte nevojë për to sepse “gjithçka do vinte nga Europa”.

Berisha, i etur për lavdi ndërkombëtare dhe i verbuar nga premtimet e “filantropit” globalist, nxori në podium parrullat:
“Shkatërroni çdo gjë të komunizmit!”
Por ai harroi se gjithçka – nga uzinat, fabrikat, deri te infrastruktura – ishte ndërtuar me gjakun dhe djersën e popullit shqiptar.

  1. Grumbullimi i Armëve: Paralizimi i Popullit

Në një akt që sot shihet si tradhëti kombëtare, Berisha – me direktivë të Sorosit – urdhëroi grumbullimin e armëve të popullit dhe veteranëve të luftës. Kështu u çarmatos një popull i tërë, ndërsa oligarkia dhe strukturat e errëta nisën grabitjen e pasurisë kombëtare të pambrojtur.

Fill pas përmbysjes së regjimit komunist, Sorosi u shfaq si “mentori i demokracisë”. Takimi i tij me Sali Berishën çeli kapitullin më të errët të historisë shqiptare. Me premtimin se do ta bënte Shqipërinë “ekonominë më të fortë në Ballkan”, Sorosi e bindi Berishën që të shkatërronte industrinë e rëndë shqiptare, duke e quajtur të vjetëruar dhe të panevojshme.

Berisha nisi propagandën e “çlirimit nga komunizmi”, duke nxitur shkatërrimin e fabrikave, uzinave dhe çdo strukture prodhuese që ishte ngritur me mund dhe sakrificë nga populli. Ai asgjësoi rezervat strategjike, ndër të cilat ishte edhe rezerva e naftës së mbledhur nga Enver Hoxha – që më pas, Berisha ia çoi Serbisë për të furnizuar makineritë ushtarake serbe që masakronin vëllezërit tanë në Kosovë.

“Sot që interesat e tij partiako-biznesore u prekën, Berisha po na del si konservator i thekur dhe anti-Sorosian, ndërkohë që vetë ishte ai që me urdhër të Sorosit i dha drejtimin e PD-së Lulzim Bashës, për të shkatërruar opozitarizmin në Shqipëri.

“Pa harruar Gërdecin – një nga marrëveshjet më të errëta nën rrogoz me Sorosin – ku humbën jetën mbi 30 e ca persona, mes tyre edhe fëmijë që punonin në kushte çnjerëzore për demontimin e predhave. Ishte pikërisht në atë periudhë që Berishës po i afrohej vdekja politike, dhe në vend që të përballej me pasojat, zgjodhi t’ia dorëzonte pushtetin Edi Ramës, duke vulosur një kapitull turpi për vendin.”

Çdo lojë dhe veprim i tij ndaj demokratëve të ndershëm e ka nxjerrë tashmë krejtësisht zbuluar.”

Kjo nuk ishte naivitet – ky ishte bashkëpunim me armikun, dhe armiku e kishte emërin: George Soros.

Skema Piramidale dhe Mashtrimi i Fatos Nanos

Pasi shpërthyen revoltat, Fatos Nano pasi doli nga burgu shkoi në Vlorë dhe ju premtoi Vlonjateve:

“Paratë do t’ju kthehen!”

Në vitin 1997, shpërtheu katastrofa më e madhe ekonomike në historinë shqiptare: firmat piramidale. Ato nuk ishin vetëm mashtrime financiare – ato ishin instrumente të kontrolluara nga brenda, të frymëzuara nga të njëjtat qendra që kishin “këshilluar” klasën politike shqiptare.

Kur shqiptarët humbën gjithçka, Sorosi dhe klika e tij ndërkombëtare zhdukën çdo mundësi rimbursimi, ndërsa Fatos Nano u kthye nga burgu në pushtet për të qetësuar revoltën popullore – me premtime të rreme se “paratë do t’ju kthehen”. Por ato para u grabitën, Nano dhe Sorosi i ndanë në heshtje dhe Nano jeton sot i qetë jashtë Shqipërisë, ndërsa shqiptarët kanë mbetur me plagët e pashëruara.

Rama dhe Shkatërrimi i Plotë i Shtetit Shqiptar

Në skenë u shfaq më pas Edi Rama, një aventurier kulturor i rënë nga Evropa, të cilin Nano e futi në politikë me bekimin e Sorosit. Që nga ai moment, çdo institucion në Shqipëri u kthye në një zyrë të “Fondacionit Soros”. Asnjëherë, as Nano dhe as Rama nuk kanë guxuar të flasin një fjalë kundër Sorosit – sepse ishin, janë dhe mbeten ushtarët e tij besnikë.

Rama më pas solli në pushtet ushtarët e rinj: Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali dhe të tjerë – të gjithë të formuar në organizata që marrin fonde, trajnim dhe frymëzim nga agjenda globaliste.

Rama ishte arkitekti qe:

Privatizoi dhe kalbëzoi çdo port dhe aeroport kombëtar.

Shkriu ushtrinë shqiptare në emër të “modernizimit”.

I dha me koncesion çdo burim energjetik dhe pasuri natyrore.

Zhbëri arsimin dhe shëndetësinë kombëtare.

Zhduku shtresën e mesme dhe përzuri rininë shqiptare.

Nën pushtetin e Ramës, Soros vendosi zyrtarisht kontrollin total të Shqipërisë, përmes fondacioneve, reformave, donacioneve dhe të ashtuquajturave “shoqëri civile” – që nuk janë gjë tjetër veçse instrumente ideologjike për kolonizimin e mendjes shqiptare.

Tradhtia që ka Emra dhe Mbiemra

George Soros është projektuesi. Por ekzekutuesit janë shqiptarë: Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama etj etj. Të gjithë shkolluar në korridoret e mashtrimit, të gjithë të heshtur kur përmendet emri i Sorosit, sepse janë produkte të tij.

Populli shqiptar është viktimë e një skeme ndërkombëtare, ku bashkëpunëtorët e brendshëm shërbyen me përulësi. Sot, Shqipëria është pa ekonomi, pa sovranitet, pa ushtri, pa popull.

Të Mos Harrojmë Kurrë

Kjo është arsyeja pse Fatos Nano nuk e përmend kurrë George Sorosin. Pse Rama e konsideron mentor. Pse Berisha ben si konservator dhe hesht për rezervat e naftës që i çoi në Beograd. Sepse të gjithë janë bashkëfajtorë të së njëjtës tragjedi kombëtare.

Dhe ndaj, nëse ky popull nuk zgjohet sot, do të meritojë çdo padrejtësi nesër.

Shënim: Kush është Redi Minga:

Ai është shkrimtar, analist dhe redaktor i Patriotikmedia.com, Patriotikmedia.al si dhe i Stopfakealbania.com. Origjina e tij është nga qyteti i Tiranes, ai u zhvendos në Zvicer për të punuar për një media Zviceriane, sot ai punon për Patriotik Media Albania dhe që atëherë ka vazhduar të punojë në rolin e analistit ku ka bërë shumë analiza dhe editoriale në disa portale Zviceriane. Biles ai ka shkruar gjithashtu edhe për disa portale amerikane.

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *