Tiranë – Mafia e ndërtimit në Shqipëri po sheh ditët e fundit të dominimit të saj. Pas viteve të euforisë dhe kontratave klienteliste, tregu i ndërtimit po përjeton një rrëzim dramatik. Arsyeja? Paratë e drogës që më parë ushqenin projektet e Rilindjes Sorosiane janë bllokuar, ndërsa ndërtuesit e mëdhenj nuk kanë më akses te likuiditeti i shpejtë që i mbante mbi ujë.
Të dhënat e Bashkisë së Tiranës flasin vetë: të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë ranë 2.3 herë, nga 147.5 milionë euro në 2024 në vetëm 65 milionë euro në 2025 (1 euro = 97 lekë). Një shifër alarmante që tregon se euforia në ndërtim ka mbaruar.
Viti 2024 ishte një vit rekord për lejet e ndërtimit – 1.9 milionë metra katrorë të miratuar me një vlerë investimi prej 1.8 miliardë euro. Por kjo ishte thjesht fasadë. Shumë kompani marrin lejet, por nuk paguajnë taksën e ndikimit dhe nuk fillojnë ndërtimin. Lejet mbeten thjesht në PDF, ndërsa paratë e drogës që dikur lëviznin lirshëm janë bllokuar.
Kriza është e qartë dhe e thellë:
- Investimet e reja janë ndalur.
- Kompanitë që mbështeteshin te flukset e paligjshme po falimentojnë.
- Tregu po ftohet, ndërsa çmimet e banesave nuk po mbajnë dot nivelin e inflacionit të ndërtimeve.
Rilindja Sorosiane nuk ka më aleatin e saj kryesor financiar: paratë e drogës, të cilat kanë ushqyer vitet e fundit projektet luksoze dhe kullat e mëdha në Tiranë. Kryeministri Edi Rama vazhdon me propagandën e zakonshme: thirrje për qytetarët që të blejnë banesa sepse “çmimet do të rriten me BE-në”. Por realiteti është tjetër: kurba e euforisë ka kaluar pikun dhe sektori po rënën masivisht.
Ky është fundi i një epoke klienteliste: Mafia e ndërtimit po shkatërrohet nga vetë krimi që e mbante gjallë. Paratë e drogës të bllokuara kanë treguar se askush nuk është më i paprekshëm. Euforia ka marrë fund, ndërtesat mbeten në letër, dhe Rilindja Sorosiane po përballet me një krizë që nuk mund ta fshehë më me propagandë televizive.
Shqipëria po sheh shembjen e një sistemi të ndërtuar mbi korrupsion, klientelizëm dhe abuzim me paratë e popullit. Mafia e ndërtimit ka një emër të ri tani: falimentim.
