Nga Redaksia:
Ndërsa Shqipëria përballet me krizë politike dhe zgjedhje të ardhshme, një figurë e njohur për lidhjet e saj me rrjetet ndërkombëtare po del si “shpetimtar” i opozitës: Ermal Hasimja, një emër që dikur u aktivizua brenda bordit të Fondacionit Soros – Shoqëria e Hapur, i cili po synon të krijojë një front opozitar në vend.
Ermal Hasimja, themelues i “Forumit për Dialog Politik”, zhvilloi sot një takim në selinë e Partisë Demokratike, duke pretenduar se ka gjetur vullnet të përbashkët për dialog dhe bashkëpunim opozitar. Por historia e tij nuk është aq e pastër sa e përpiqet të paraqitet.
Ermal Hasimja: ndërmjetësuesi i “baterisë së fshehur”
Historia e tij nuk është e panjohur për shqiptarët: Hasimja ka qenë pjesë e bordit të Fondacionit Soros, pjesë e rrjetit ndërkombëtar që ka influencuar politika, media dhe shoqëri civile në Shqipëri për më shumë se tre dekada. Sot, ai flet për bashkëpunim opozitar dhe tryeza dialogu, ndërsa dikur përfaqësonte interesat e Soros dhe Shoqërisë së Hapur.
Si mund t’i besojnë shqiptarët një njeriu që ka qenë pjesë e një rrjeti që ka ndikuar politikën e vendit të tyre për dekada? Ky është shqetësimi kryesor që del nga çdo diskutim mbi Hasimën.
Ja disa nga bashkëpunëtorë dhe anëtarët e bordit Soros
Në 30 e ca vite, Fondacioni Soros ka pasur mbi 160 anëtarë bordi dhe bashkëpunëtorë, shumë prej të cilëve sot janë pjesë e elitës politike dhe mediatike shqiptare, disa duke fshehur aktivitetin e tyre ndër vite. Disa nga emrat e njohur janë:
Anëtarë të bordit dhe punonjës:
Delina Fico, Edi Rama, Ermal Hasimja, Artan Hajdari, Bardhyl Minxhozi, Diana Çuli, Pirro Misha, Mustafa Nano, Ylli Manjani, Ilva Tare, Olsi Rama, etj.
Bashkëpunëtorë, përfitues bursash dhe të financuar:
Genc Pollo, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Ilir Beqaj, Olta Xhaçka, Fatbardh Kadilli, Gazmend Bardhi, Arbjan Mazniku, Valentina Leskaj, etj.
Organizatat e financuara
Fondacioni Soros ka mbështetur dhjetra organizata shqiptare që kanë formuar opinion publik dhe kanë ndikuar në politikë, përfshirë:
- Lëvizja Europiane në Shqipëri
- Qendra për Studime Parlamentare
- Lëvizja “Mjaft”
- Partnerët e Shqipërisë
- Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim
- Komiteti Shqiptar i Helsinkit
- Transparency International – Shqipëri
- Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes
- Open Data Albania
- Shoqata “Refleksione”
- Platforma shqiptare për avokim të politikave, etj.
Kjo histori e gjerë tregon se Fondacioni ka ndikuar në politikë, media dhe shoqëri civile, shpesh duke mbuluar pas aktivitetit të tij figura kyçe që sot luajnë role në politikë.
Nisma e Berishës për “desorosizim” – një lojë për pushtet personal
Në realitet, nisma e Sali Berishës për desorosizimin nuk është një përpjekje për të çliruar Shqipërinë nga ndikimi i Fondacionit Soros, por një lojë për të ruajtur karrigen e tij si kryetar i Partisë Demokratike dhe për ta mbajtur partinë si pronë personale. Lojrat e fjalëve me Trump dhe referencat e tij ndaj “erës Trump në Tiranë” nuk janë gjë tjetër përveçse një maskim për interesa personale.
Në fakt, Berisha duket se është pjesë e skenarit të Ramës, duke luajtur së bashku me figura si Ermal Hasimen, për të manipuluar opozitën dhe perceptimin publik. Në këtë lojë, akuza ndaj Sorosit shndërrohet në një fasadë, ndërsa interesi i vërtetë mbetet mbajtja e pushtetit dhe kontrollit mbi strukturat e PD-së.
Shqipëria sot është përpara një momenti historik
Por figura si Ermal Hasimja dhe lojrat politike të Berishës ngren pyetje serioze: si mund të kenë besim tek dikush që dikur ishte pjesë e bordit të Sorosit dhe sot del si ndërmjetësues i opozitës? Historia e tyre tregon se pavarësia dhe interesat kombëtare shpesh bien pre e lojërave të pushtetit dhe manipulimeve ndërkombëtare.
