Nga Redaksia:
CEO i Soros-it Edi Rama po ecën në një rrugë të rrezikshme, duke menduar se mund të sfidojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke futur në krah të ngarkuarës me punë të SHBA-ve në Tiranë, Belinda Ballukun – zëvendësen e tij të akuzuar për abuzime të mëdha ekonomike – Rama dërgon një mesazh provokues, por që mund ta çojë Shqipërinë drejt një rruge pa kthim. Ai mendon se si “CEO i Sorosit” se është më i fortë se SHBA, por duket se ka harruar një të vërtetë të thjeshtë: se dardha e ka bishtin mbrapa thotë populli!
1 – Mesazhi ishte provokues dhe gabim strategjik
Vetëm pak ditë më parë, Shtetet e Bashkuara kërkuan rezultate konkrete nga SPAK në tre muajt e parë të vitit 2026. Ambasada amerikane njoftoi përgëzimin e Kryeprokurorit të Posaçëm të SPAK, Klodjan Braho, dhe Kreut të BKH, Joni Keta, duke treguar mbështetjen e plotë për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Por Rama, si gjithmonë në botën e tij paralel, duket se harroi këtë mesazh. Duke e futur Belinda Ballukun në krah të ngarkuarës amerikane, ai tenton të minimizojë akuzat për korrupsion dhe t’i japë një imazh forcë politike vetes. Një gabim strategjik që mund të kthehet në katastrofë.
Më poshtë mund të lexoni:
2 – SHBA paralajmëron, Rama flet si CEO i Sorosit
Sekretari amerikan Rubio ishte i prerë: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë e popullit tonë.” Tre muajt e parë të 2026 janë test i hapur për SPAK. Nëse nuk arrihen rezultate konkrete, çdo lëvizje sfiduese e Ramës nuk do të shikojë më vetëm si një “politikë e fortë”, por si një rrezik real për kredibilitetin e vendit dhe mbështetjen amerikane.
Më poshtë mund të lexoni:
3 – Rama dhe marrëdhëniet me Lindjen dhe Kinën
Ndërsa prezantonte investimin e një kompanie amerikane, Rama nuk i humbi rastin për të theksuar bashkëpunimin me vendet e Lindjes së Mesme dhe interesin e Kinës për Shqipërinë. Një lëvizje që duket më shumë si provokim ndaj SHBA sesa strategji zhvillimi për Shqipërinë. Korrupsioni është “akuzë mode”, ndërsa Kina dhe vendet e tjera mbeten “spektatorë” të situatës reale.
4 – Rruga pa kthim e Ramës
CEO i Soros-it Rama duket i bindur se është më i fortë se SHBA, por realiteti është i pamëshirshëm: tri-mujori i parë i vitit 2026 do të tregojë nëse SPAK do të japë rezultate konkrete apo do të mbetet vetëm një teatër politik. Shqipëria është në qendër të luftës ndërkombëtare kundër krimit, dhe çdo gabim i kryeministrit mund të shndërrohet në katastrofë kombëtare.
Më poshtë mund të lexoni:
Edi Rama mund të mendojë se po tregon forcë politike duke sfiduar SHBA, por populli shqiptar e di një të vërtetë të thjeshtë: “dardha ka bishtin pas”. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit nuk është “akuzë në modë” për t’u përdorur politikisht. Nëse tri-mujori i parë nuk jep rezultate, Shqipëria do të paguajë çmimin e sfidës së Ramës – një çmim që mund të jetë shumë i lartë.
