SPAK nën hetim zëvendëskryeministren Belinda Balluku për shkelje të barazisë në tendera!

Nga Redaksia:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar zyrtarisht emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për shkelje të barazisë në tendera, një nga akuzat më të rënda që lidhet drejtpërdrejt me abuzimin e fondeve publike.

Sipas burimeve të sigurta, Balluku është thirrur sot në ambientet e SPAK, ku pritet të paraqitet e shoqëruar nga një avokat mbrojtës, çka tregon se hetimet ndaj saj kanë hyrë në fazë të avancuar dhe akuzat janë serioze.

Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që Balluku të jetë e asistuar nga një avokat — një procedurë që, sipas praktikës ligjore, paraprin komunikimin zyrtar të akuzës penale ndaj një funksionari publik.

Më poshtë mund të lexoni:

Belinda Balluku mban postin e zëvendëskryeministres që prej korrikut 2022 dhe atë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që nga janari 2019. Gjatë këtyre viteve, ajo ka qenë shpesh në qendër të akuzave për tendera të dyshimtë, lidhje me oligarkë dhe përfitime të paligjshme në projekte publike.

Ky zhvillim shënon një tjetër goditje të madhe politike për qeverinë e Edi Ramës, e cila po përballet me një seri hetimesh ndaj figurave të saj kyçe.

Pyetja që sot ngrihet është e qartë:

A do të përballet Belinda Balluku me drejtësinë si çdo qytetare tjetër, apo do të mbrohet sërish nga “ombrella politike” e Edi Ramës?

PatriotikMedia.al do të ndjekë hap pas hapi zhvillimet e këtij hetimi që pritet të tronditë kupolën e pushtetit në Shqipëri.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *