Aktivisti Andrea Bregu: Përplasja Rama — Veliaj nuk ka mbaruar akoma !

Nga Redaksia:

Andrea Bregu është një prej aktivistëve më të njohur në Tiranë, i angazhuar për monitorimin e politikës dhe transparencës së institucioneve. Ai ndjek me vëmendje çdo zhvillim në kryeqytet dhe shpesh jep analizë të fortë për situatat ku politika dhe pushteti lokal përplasen. Në vijim, ai shpjegon situatën aktuale rreth “shkarkimit” të Veliajt dhe kurthin politik ku ka rënë Rama.

Postimi i plotë:

Sado që Rama të bëjë spektakël me “shkarkimin” e Veliajt, një gjë është e sigurt: deri kur Veliaj të pranojë shkarkimin (që nuk do ta pranojë), dhe deri në momentin që Gjykata Kushtetuese të shprehet (nëse Veliaj e ankimon vendimin), ENDE NUK JEMI NË KUSHTET E ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME.

Sot Rama ra në kurthin e Veliajt. Nëse ky i fundit e ankimon vendimin, pozitat e tij bëhen shumë më të favorshme, sidomos pas refuzimit për t’u dëgjuar në Këshillin Bashkiak. Tre ditë më parë e paralajmërova qartë se mohimi i të drejtës për t’u dëgjuar do ta forconte Veliajn.

Në fakt, vendimi i sotëm i Këshillit Bashkiak ishte vetëm formal dhe propozues. Vendimin real për “shkarkim” e merr vetë Rama me Këshillin e Ministrave. Ky vendim pritet të dërgohet nesër, dhe brenda javës Veliaj ka të drejtë ta ankimojë.

Çfarë nuk kupton opozita është se në rast se shkohet në zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, do të hyjë në një kurth të Ramës. Çdokush që do të dalë kandidat, nëse nuk është i vetëm dhe i mbështetur nga të gjitha krahët — elektorati gri, e djathta dhe e majta bashkë — do të digjet politikisht. Pikërisht ky është kurthi që Rama po i ngrit opozitës. Por ky skenar realizohet vetëm nëse Veliaj dorëzohet ose nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të Ramës.

Shenjat tregojnë se Veliaj, pavarësisht kërcënimeve që Rama i ka dërguar përmes Vangjush Dakos këtë javë, e ka të vështirë të nënshtrohet. Qëllimet e tij janë më të mëdha dhe nuk kanë ndryshuar. Madje, sot u pa qartë se po të mos ishte vota pro e PD-së, e Shabanicës së Sorosit dhe e Mirela Rukos së Qorrit të Sorosit, Veliaj me njerëzit e tij do ta kishte bllokuar Ramën që në nisje, sepse numrat për 50% +1 Rama nuk i kishte.

Pra, kjo histori nuk ka mbaruar ende. Përkundrazi — sapo ka nisur!

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *