Nga Redaksia:
Avokati Altin Goxhaj është një prej zërave më kritikë dhe të pakompromis në hapësirën publike shqiptare. I njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta, pa filtra dhe shpeshherë të rrezikshme për t’u thënë hapur, ai ka zgjedhur të mos i shërbejë më asnjë strukture politike, por vetëm të vërtetës dhe fjalës së lirë.
Në vijim, ai paraqet një deklaratë publike të fortë, ku denoncon kontrollin global, manipulimin e shoqërive dhe rreziqet që e shoqërojnë personalisht për shkak të guximit për t’i thënë këto gjëra hapur.
Postimi i plotë:
PËR IDIOTËT E DOBISHËM DHE MASKARENJTË!
Kur denoncoj kontrollin e AIPAC mbi SHBA, genocidin e NaZionizmit ndaj fëmijëve në Palestinë, dhe mbi bazën e dyshimit tim 100% të arsyeshëm — bindjen time se Charlie Kirk u vra nga shërbime të lidhura me Izraelin — ka plot “idiotë të dobishëm” që mendojnë se unë po e bëj për ndonjë përfitim:
- ca ushtarë shqiptaro-izraelitë mendojnë se më paguan Hamasi,
- ca idiotë “onlinexhinj” besojnë se përfitoj mbështetje tek muslimanët, duke harruar se unë bëj homazhe për Charlie Kirk, gjë që në Shqipëri nuk të shton ndonjë përkrahje,
- si dhe ca “konservatorë” të nënshtruar të “political correctness” besojnë se jam bërë me Greta Thunberg dhe Sorosistët!
Unë e kam deklaruar pas zgjedhjeve, kur dhashë dorëheqje si kryetar i Aleancës Konservatore për Shqipërinë, se tani jam thjesht një njeri i lirë. Fjala ime e lirë ka kosto vetëm për mua, dhe jo për ata që do të duhej të përfaqësoja më parë. Sot përfaqësoj 100% vetëm veten time dhe askënd tjetër!
Guximi im për të thënë bindjet e mia, të formuara nga njohuritë dhe përvoja e një jete, është një guxim që besoj se askush nuk e ka për t’i thënë publikisht në tërësinë e tyre origjinale dhe të rrezikshme. Nuk janë mozaik “copy-paste” nga interneti, por krejtësisht origjinale në veçantinë e tyre. Ky guxim ka kosto “vdekjeprurëse” dhe “vetëshkatërruese”, po të dish se kush kontrollon botën: median, paratë, politikën, shoqërinë civile, institucionet ndërkombëtare, Kongresin Amerikan apo Parlamentin Europian, grupet e fshehta apo gjysmë-sekrete, mafien, vrasësit profesionistë apo mercenarët. Fjala është për lobin global që ka ngritur struktura të tilla pushteti.
Kjo mafie botërore, e riorganizuar nga Rothschild 140 vjet më parë, e nisi pushtetin global përmes parasë, ideologjive bolshevike e fabianiste, kapjes së politikës dhe shoqërisë, medias dhe kulturës, hap pas hapi që nga shekulli XIX — pa u ndalur asnjë ditë!
Dhe të thuash se unë i denoncoj këto në fshatin tonë që të përfitoj, NUK JE THJESHT IDIOT — JE OSE KOKRRA E BADALLAIT, OSE MASKARAI! Unë as që e di nëse do të më vijë “plumbi apo helmi”, ndonjë “aksident” apo “sëmundje”, ndonjë “akuzë pedofilie me prova laptopi” (siç e kanë zakonin kudo në botë), apo “përfshirje në ndonjë krim me prova të pakundërshtueshme ADN-je”. Por një gjë është e sigurt: unë nuk kam asnjë tendencë vetëvrasëse dhe fizikisht jam si kokrra e mollës!
I lutem Zotit të më mbrojë duke ua hequr mendjen atyre që kanë zakon “të heqin qafe pengesat”, që të mos më konsiderojnë aq pengesë sa kostoja e eliminimit të jetë më e lirë se sa “vlera e përfitimit” të heqjes qafe — sipas logjikës së kostos dhe përfitimit të opozicionit dhe represionit të Robert Dahl.
A kanë arsye? Varet nga mënyra se si e kupton rëndësinë e Axhendës Soros për shpopullimin e Shqipërisë dhe ripopullimin e saj me skllevër nga Filipinet e India, në shërbim të kolonëve të rinj të pakënaqur me Izraelin e Sionit, që do të vijnë të jetojnë në “Izraelin e Shoqërisë së Hapur” të familjes mesianike Soros — mbi territorin e ish-Shqipërisë!
PS. Nuk ka asnjë delir apo paranojë! Thjesht kjo është ajo që kanë bërë kudo, dhe e di shumë mirë në cilën “top-listë” bie të jem në fshatin tonë të tredhur!
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.