Edi Rama po tallet hapur me shqiptarët: “Ministër kompjuter” për një popull të kthyer në skllevër …

Nga Redi Minga:

Shqiptarët nuk kanë më qeveri, por kanë një cirk ku aktori kryesor është vetë Edi Rama. Pas tri dekadash tranzicion, korrupsioni dhe mashtrimesh, kryeministri tashmë tallet hapur duke hedhur idenë absurde të një “ministri kompjuter”. Dhe më e dhimbshmja është se këtë tallje populli e duron në heshtje sic ka duruar gjithmone.

Sepse kur je kthyer në skllavë të pushtetit, nuk kundërshton më asgjë. Pranon çdo turp, çdo fyerje, çdo poshtërim.

Ndiqni videon tallëse të Edi Ramës – Shqiptareve nuk i’u ngrihet! .

Ministër kompjuter? Pse jo, për një popull që nuk reagon!

Rama e di fare mirë se një kompjuter nuk mund të bëhet ministër – ligjërisht është e pamundur. Por ai nuk e tha për ligjin. Ai e tha për të treguar se mund t’ua hedhë çdo gjë shqiptarëve, dhe ata përsëri nuk reagojnë.

Një komb që hesht kur vidhen, hesht kur shiten, hesht kur ikin fëmijët rrugëve të botës, padyshim që do të heshtë edhe kur i thonë se do ta qeverisë një kompjuter.

Shqiptarët janë kthyer në spektatorë të jetës së tyre. Nga krenaria e dikurshme, sot ka mbetur vetëm nënshtrimi. Një komb që dikur ngrinte krye ndaj perandorive, sot pranon me përulësi talljet e një njeriu që e quan veten “kryeministër”.

Nuk është problemi se Rama po bën shaka. Problemi është se shqiptarët s’kanë më forcë as të qeshin, as të kundërshtojnë, as të ngrihen. Dhe ky është shenja më e qartë se populli është kthyer në skllevër.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *