Në një kthesë historike që tronditi themelet e narrativës globale pandemike, Sekretari Amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka shpallur fundin e një prej politikave më të diskutueshme të kohëve moderne: vaksina e Covid-19 nuk do të rekomandohet më për fëmijët e shëndetshëm dhe gratë shtatzëna.

Kjo është një goditje e fuqishme ndaj axhendës së elitave globale, të cilat për vite me radhë ushtruan presion, frikë dhe censurë për të detyruar popujt të pranonin vaksinat si “shpëtimin” e vetëm nga virusi. Me një deklaratë të qartë dhe të prerë, Kennedy njoftoi se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) do të heqin nga udhëzimi i tyre shumëvjeçar vaksinimin e detyrueshëm për fëmijët që nga mosha 6 muajshe.

Po ashtu, është tërhequr rekomandimi për vaksinimin e grave shtatzëna, një praktikë që u reklamua si mbrojtje për nënat dhe foshnjat – por që u kundërshtua nga shumë ekspertë të pavarur për shkak të mungesës së studimeve afatgjata dhe pasojave të mundshme.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur të njoftoj se, që nga sot, vaksina e Covid-19 për fëmijët e shëndetshëm dhe gratë shtatzëna të shëndetshme është hequr nga kalendari i vaksinimeve të rekomanduara nga CDC,” tha z. Kennedy në një video që e publikoi në platformën X.
Ky vendim është më shumë sesa një ndryshim politikash – është një pranim i heshtur i gabimeve të mëdha që u bënë gjatë pandemisë. Miliona njerëz, në mbarë botën, u ndjenë të detyruar të vaksinoheshin, shpesh pa informim të plotë, përmes frikës dhe kërcënimeve ekonomike e sociale. Ata që ngritën zërin, që kërkuan transparencë dhe të drejtën për të zgjedhur, u etikatuan si “konspiracionistë”, “anti-shkencë”, madje edhe u përjashtuan nga rrjetet sociale.
Por sot, e vërteta po del në dritë. Dhe kjo është një fitore e madhe për të gjithë ata që nuk e dorëzuan mendimin e lirë dhe luftuan për të drejtën e trupit dhe ndërgjegjes.
Portalet e kontrolluara nga elita do të heshtin për këtë lajm, do të përpiqen ta relativizojnë apo të gjejnë justifikime. Por për ne, kjo është një ditë për t’u kujtuar – si një moment i rrallë kur presioni i qytetarëve, kur guximi për të thënë të vërtetën, fitoi mbi makinerinë globale të manipulimit.
Qëndroni zgjuar. Qëndroni të lirë. PatriotikMedia.al – Zëri i së Vërtetës.
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.