OSBE dhe Celibashi, pa “vulë” mbi 11 Majin – Pse fshihet rezultati përfundimtar?

Nga Andrea Bregu:

Prej muajsh, shqiptarët presin që institucionet përgjegjëse të thonë fjalën e fundit mbi farsën elektorale të 11 Majit. Zgjedhjet që u trumbetuan si “standarde” vazhdojnë të mbeten pa vulën përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe pa Raportin Final të misionit të OSBE/ODIHR. Çudia është se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë – gjithmonë, pas çdo procesi zgjedhor, është dhënë rezultati përfundimtar dhe është publikuar raporti ndërkombëtar.

Ku i fle lepuri Celibashit? Pse pas kaq muajsh ai ende nuk ka nxjerrë vendimin për rezultatin përfundimtar?
E njëjta pyetje qëndron edhe për OSBE-në në Tiranë: pse “pleqtë e misionit” nuk nxjerrin Raportin Përfundimtar, ashtu siç e kanë premtuar dhe siç ka ndodhur gjithmonë?

E vërteta është e thjeshtë: nëse ky raport do të publikohej sot, ai do të rrëzonte çdo fasadë që pushteti po përpiqet t’i mbajë shqiptarëve përballë syve. Zgjedhjet e 11 Majit nuk kanë as legjitimitet dhe as transparencë. KQZ dhe OSBE nuk e vendosin dot vulën mbi një proces që në themel ishte i paligjshëm dhe i manipuluar.

Pra, sa më shumë kalon koha, aq më qartë del se 11 Maji ishte vetëm një mashtrim i madh i pushtetit për të mbajtur nën kontroll Shqipërinë. Heshtja e Celibashit dhe vonesa e OSBE-së janë vulë e heshtur për këtë realitet.

Çfarë po presin ata? Urdhrin politik? Apo thjesht që shqiptarët të harrojnë?
Një gjë është e qartë: askush nuk guxon ta certifikojë farsën e 11 Majit.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

More From Author

ANALIZA: Maqedonia – Shtet pa themele …

Presidenti Trump parashikon “përfundimin e luftës” në Gaza brenda tre javësh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *