Nga Avokati Altin Goxhaj:
Avokati dhe aktivisti i njohur, Altin Goxhaj, i cili prej vitesh denoncon hapur projektet globale të Sorosit dhe pasojat e tyre mbi Shqipërinë dhe kombin shqiptar, sjell sot një analizë tronditëse mbi lidhjen mes luftës në Gaza, politikave të Netanyahut dhe pasojave që kjo do të ketë mbi të ardhmen tonë si popull. Me gjuhën e tij të drejtpërdrejtë, Goxhaj paralajmëron se fati i palestinezëve nuk është i largët nga fati ynë, nëse nuk zgjohemi si shoqëri.
Postimi i plotë i avokatit Goxhaj:
KUR FITON BIBI, FITON DHE SOROSI! KUR HUMBASIN PALESTINEZËT, HUMBASIM EDHE NE..
Në rast se fiton Bibi Njetanjahu duke përgjakur me genocid edhe shumë e shumë më tepër Gazën, me dhjetëra mijë fëmijë më shumë në statistikat e tmerrshme të vdekjes, shumë e shumë izraelitë të frikësuar apo të neveritur do të largohen nga vendi duke marrë edhe familjet!
Dhe ku do të shkojnë? Në një vend të qetë, pa fëmijë për të vrarë, pa popullsi për të përgjakur, pa raketa për t’u goditur, pa policë që t’i rrëmbejnë për t’i çuar në frontin e kasapanës!
Pra, do të vijnë këtu, në Shqipëri, sepse gati janë dhjetëra mijë apartamente dhe dhjetëra mijë të tjera po ndërtohen apo janë në shitje në pritje të tyre. (Ndaj janë çmimet e çmendura që të mos i blejnë dot familjet e reja shqiptare, dhe ato që i kanë, ti shesin shtrenjtë se u duhen paratë për emigrim).
Ja kështu fiton edhe Sorosi, që ua ka përgatitur çdo ditë e nga pak për 33 vjet, si milingona me zogjtë e qyqes, Atdheun e tyre të ri këtu. Një Izrael të Shoqërisë së Hapur të Familjes Soros, jo të përgjakshëm si ai sionist atje! Këtu, në parajsën më të mirë ndër dhe, që na e inskenuan sikur të ishte ferri!
Ja pra, që kur fiton Bibi, fiton edhe Sorosi! Dhe në mënyrën tonë, ne – palestinezët e Ballkanit – do të marrim rrugët, duke u shuajtur si popull, si komb, si histori. Tak fak! Kaq ishte pas mijëra e mijëra vjetësh!
Por nuk po ju zhduk Sorosi, as Rama! Po ju zhduk vetja juaj, për shkak të së keqes që keni brenda. E treguat më 11 Maj!
P.S. Më ndiqni sot në 16:30 LIVE në Fax News, si çdo të diel, për t’ju kujtuar shuarjen që ju e gatuat vetë!
Po nejse, mos më besoni! Ju po shihni ëndërr, nuk është ujku që po ju shqyen… Mos u merrni me teoritë e mia konspirative!
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.