Nga Redaksia PatriotikMedia.al
Kur të bjerë kupola 34-vjeçare e mafies politike që ka rrënuar Shqipërinë, drejtësia ndaj ish-pronarëve do të vihet më në fund në vend – dhe kjo nuk është thjesht një premtim elektoral, por një zotim personal i Evi Kokalarit, shqiptaro-amerikanes që është shndërruar në një prej zërave më të fortë të konservatorizmit shqiptar dhe mbrojtjes së të drejtave historike të shqiptarëve.
“E ZGJIDH – dhe do ta zgjidh brenda 2 viteve”
Në një deklaratë të qartë dhe pa ekuivoke, Kokalari thekson:
“Shumë më thonë që ligjin 7501 nuk e zgjidh dot se është bërë lëmsh. Unë them – E ZGJIDH!”
Evi Kokalari ka rrëfyer se është konsultuar me një prej ekonomistëve më të shquar konservatorë në SHBA, ish-këshilltar i Presidentit Trump dhe anëtar i bordit të Wall Street Journal, të cilit i ka shpjeguar në detaje padrejtësitë e ligjit famëkeq 7501, i cili masakroi të drejtën e pronësisë në Shqipëri. Ky ekspert i ka premtuar ndihmë 100% për zgjidhjen e çështjes, kur ajo të marrë pushtetin.
Jo vetëm ai, por edhe një skuadër e tërë ekspertësh nga SHBA, janë gati të vihen në dispozicion për të hartuar zgjidhje të shpejta dhe të drejta për pronat, tokat dhe pasuritë e sekuestruara padrejtësisht.
Ish-pronarët do të investojnë në tokat e tyre!
Sipas Kokalarit, jo vetëm që pronat do t’u kthehen të zotëve, por do të krijohen edhe mundësi financiare për investim të menjëhershëm, qofshin me kapacitete personale apo në bashkëpunim me partnerë të huaj.
Ky premtim shënon një kthesë të fortë në kauzën e mohuar prej dekadash: rikthimin e pasurisë dhe dinjitetit të dhjetëra mijëra familjeve shqiptare të zhveshura nga të drejtat themelore.
Strategji për Shqipërinë: nga ligji 7501, te çështja çame dhe Iliria!
Kokalari nuk ndalet vetëm te pronat. Ajo ka ndërtuar një axhendë kombëtare, ku përfshihen:
Çështja Çame – si një plagë e pambyllur e kombit që ka nevojë për një zgjidhje dinjitoze dhe ndërkombëtare.
Rikthimi i emrit “Illyria” për Ballkanin, që do të forcojë pozicionin e shqiptarëve në hartën historike dhe kulturore të botës perëndimore.
Ajo thekson se kjo ide ka potencial për zgjidhjen e shumë çështjeve kombëtare dhe për ringritjen e identitetit tonë të vërtetë historik, duke u rikthyer shqiptarëve vendin që u takon në themelin e qytetërimit perëndimor.
Rudy Giuliani, aleat në luftën kundër narkoshtetit shqiptar
Një tjetër lajm i fortë është përfshirja e Rudy Giulianit, njeriut që e pastroi New York City nga mafia dhe krimi, në projektin për çrrënjosjen e karteleve të drogës në Shqipëri.
“Nëse Giuliani e pastroi New York-un me 8 milion banorë, Shqipëria me më pak se 3 milion është një sfidë e lehtë për ne”, – thotë Kokalari.
25 perandorë romakë me origjinë ilire – Historia flet vetë!
Për të mbështetur vizionin e saj për rilindjen e identitetit kombëtar, Kokalari ka publikuar një fragment nga libri “Emperor” i Michael Sommer, ku tregohet se nga viti 27 p.e.s deri në vitin 518 e.s:
25 perandorë romakë kanë qenë nga Iliria, më shumë se çdo rajon tjetër jashtë Italisë!
Kjo statistikë historike është një shuplakë për të gjithë pseudo-historianët, që tentojnë ta fshijnë kontributin e shqiptarëve në qytetërimin botëror dhe është një bazë e fortë për kërkesën për njohje ndërkombëtare të identitetit iliro-shqiptar.
Kur të largojmë Edi Ramën, nis rilindja e vërtetë!
Në fund, Evi Kokalari shpreh qartë:
“Ju premtoj – dinjiteti i këtij kombi do t’i kthehet shumë shpejt kur të marr opozitën dhe të heq Edi Ramën.”
Me një vizion të qartë, mbështetje nga figurat më të fuqishme të SHBA, dhe një vendosmëri që nuk lë vend për kompromis me krimin dhe korrupsionin, ajo po shfaqet si një prej shpresave reale për një Shqipëri të re – dinjitoze, të drejtë dhe kombëtare.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
