Nga Redaksia:
Komisioni Europian po shqyrton një propozim të ri alarmues, që do të përshpejtojë ndalimin e motorëve me djegie të brendshme për makinat me qira dhe flotat e bizneseve, duke e vendosur kufirin për këto kategori që në vitin 2030, pesë vite përpara ndalimit të përgjithshëm të parashikuar për vitin 2035.
Sipas një raportimi të gazetës gjermane Bild am Sonntag, kjo propozim do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në tregun europian të automjeteve, pasi flitet për rreth 60% të shitjeve të makinave të reja në Bashkimin Europian, që vijnë nga këto dy sektorë.
Në vitin 2024, në BE u shitën 10.6 milionë makina të reja, dhe një pjesë e madhe e tyre do të ishin të ndaluara nga tregu nëse ky plan kthehet në ligj.
Dëme të mëdha për sektorin e qirasë
Sektori i makinave me qira pritet të goditet më fort. Shumë kompani në këtë fushë kanë filluar tashmë të redukojnë numrin e automjeteve elektrike në flotën e tyre, për shkak të mungesës së infrastrukturës për karikim dhe preferencave të konsumatorëve për motorë tradicionalë.
“Turistët nuk do të përdorin më makina me qira, dhe konsumatorët pothuajse nuk do të mund të marrin më makina me qira”, paralajmëroi Nico Gabriel, drejtori i përgjithshëm i kompanisë Sixt.
Sipas tij, kjo nismë do t’i detyrojë kompanitë të rrisin çmimet, për të kompensuar kostot më të larta dhe kërkesën në rënie.
Agjenda e fshehtë në lëvizje
Kjo propozim vjen në një kohë kur vetë Komisioni Europian kishte sinjale për mospajtime të brendshme mbi ndalimin total të motorëve me djegie për vitin 2035. Ndërsa pritej një rishikim i politikave në vjeshtën e vitit 2026, disa grupe brenda BE-së kishin filluar të kërkonin një qasje më të moderuar.
Por me këtë iniciativë të re për flotat me qira dhe biznese, që synon një ndalim që nga viti 2030, Brukseli po tregon se qëllimi final është ndryshimi i dhunshëm i gjithë tregut automjetik – në emër të “tranzicionit të gjelbër”.
Po Edi Rama? A do ta ndjekë këtë agjendë globaliste edhe në Shqipëri?
Duke qenë një ndër politikanët më të afërt me strukturat globaliste dhe me lidhje të njohura me Fondacionin Soros, është e pashmangshme që Edi Rama do të zbatojë çdo udhëzim që vjen nga Brukseli, pa pyetur për pasojat që do të kenë qytetarët shqiptarë.
Sot në Shqipëri, infrastruktura për karikimin e makinave elektrike është pothuajse inexistente, dhe makinat elektrike janë jashtëzakonisht të kushtueshme për qytetarët e zakonshëm. Nëse kjo agjendë zbatohet edhe te ne, atëherë mijëra qytetarë do të mbeten pa mundësi lëvizjeje, ndërsa çmimet e makinave dhe qirasë do të rriten ndjeshëm.
Nën maskën e “tranzicionit të gjelbër”, Europa po përgatitet për të ndaluar qasjen e qytetarëve të zakonshëm tek automjetet, duke ua rezervuar lirinë e lëvizjes atyre që kanë mjete financiare dhe lidhje me sistemin. Dhe pyetja që duhet të bëjmë është:
A do të mbrojë Shqipëria të drejtën e qytetarëve për të pasur makinë, apo do të bëhet ushtar i bindur i një agjende që nuk pyet për popujt, por për axhendat globale?
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.